Bota

Kina fton BE në aleancë tregtare kundër SHBA

Gjatë një vizite në Bruksel, zyrtarë më të lartë të qeverisë kineze, zv/kryeministri Liu He dhe kryediplomati Uang Yi, i kanë propozuar BE-së të ndërmarrin një aksion të përbashkët te Qendra Botërore e Tregtisë kundër politikave të Donald Trump.

E vendosur në situatë të vështirë për shkak të mediave kineze, të cilat kanë thënë se BE është në anën e Kinës, blloku do të ofrojë bashkëpunim për të modernizuar Qendrën Botërore të Tregtisë.

Pavarësisht premtimit të Donald Trump se do të godasë industrinë europiane të automjeteve nëpërmjet tarifave të reja doganore mbi çelikun, BE ndan të njëjtin shqetësim si Amerika për tregjet e mbyllura të Kinës, duke e quajtur atë një manipulim tregtar me synimin për të mbizotëruar tregjet botërore.

“Ne jemi dakord me ankesat që ka SHBA ndaj Kinës, por nuk jemi dakord me mënyrën se si SHBA po përpiqet ta zgjidhë”, tha një zyrtar i BE-së.

Përpjekja e papritur e Kinës për të përçarë lidhjen e vjetër e të thellë midis SHBA-ve dhe BE-së tregon jo vetëm që gjiganti aziatik po kërkon të përfitojë nga situata e krijuar nga Trump e të shtojë ndikimin e vet, por edhe që lufta tregtare me SHBA-të po i nervozon.

Rhodium Group, me bazë në Nju Jork, ka raportuar se kufizimet që Kina u ka vendosur investimeve të huaja në vendin e tyre janë më të ashpra se ato që has Kina jashtë vendit. Investimet që ka bërë Kina në BE do të ishin të pamundura për BE-në në tregun kinez. Kina ka premtuar të hapet më shumë, por BE druan se hapja do të jetë thjesht simbolike e jo thelbësore.

Edhe pse Kina ka premtuar të ulë tarifat për importin a makinave europiane, zhvendosja e vendit me shumë shpejtësi drejt makinave elektrike tregon se prodhuesit europianë të makinave tradicionale mund të kenë pak për të fituar. Ndërkohë, edhe BE nga ana e saj po shqyrton mundësinë që t’i shtojë kontrollet ndaj investimeve të huaja.