Klodian Zoto, këshilltar i bashkëshortit të Elisa Spiropalit, ortakët e tij morën 3.5mln € nga Ujësjellësi Fier

Dosja.al ka siguruar një pjesë të dosjes së inceneratorëve, ku shkruhet e zeza në të bardhë se Klodian Zoto, i konsideruar si një prej personave kyç të aferës së inceneratorëve, ka shërbyer si këshilltar i drejtorit të Ujësjellësit të Fierit, nga janari 2013 deri në gusht 2014; periudhë që në Ujësjellësin e Fierit drejtues ishte bashkëshorti i ministres Spiropali.

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka debatuar ashpër sot me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka lidhur me përfshirjen e bashkëshortit të saj në dosjen e inceneratorëve, e cila ka “ndezur”” Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt. Nga vendi i saj në Kuvendin e Shqipërisë, me tone të larta, Spiropali deklaroi se nuk ka lidhje me inceneratorët as ajo dhe as bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj.

“Bashkëshorti im ka qenë drejtor Ujësjellësi nuk ka lidhje as në këtë botë e as në atë botë, në qiell apo tokë me inceneratorët, ju jeni aq i trashë saqë kur thoni këto gjëra bëheni të pabesueshëm saqë nuk ju beson njeri. Do kuptoni që ju mungon zgjuarsia. Ju nuk do qeverisni dot,”-tha ministrja në fjalën e saj.

Vetëm pak orë më pas, Dosja.al ka siguruar një pjesë të dosjes së inceneratorëve, ku shkruhet e zeza në të bardhë se Klodian Zoto, i konsideruar si një prej personave kyç të aferës së inceneratorëve, ka shërbyer si këshilltar i drejtorit të Ujësjellësit të Fierit, nga janari 2013 deri në gusht 2014; periudhë që në Ujësjellësin e Fierit drejtues ishte bashkëshorti i ministres Spiropali.

PJESË NGA DOSJA:

Klodian Mërtiri: S’duam ta bëjnë a si është puna o la?
Local user: Për Beratin akoma po pres se ai më tha prit xhan të lutem se sa të mbaroj do të të marr vetë. Argentina nuk është
Klodian Mërtiri: Po Joni?
Local user: Sapo erdhi
Klodian Mërtiri: Ok. Më thuaj ca po bëhet se më duhen ca lekë patjetër o la…

Në lidhje me Fierin, nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se shtetasi Baftjar Zeqaj ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Fier, në periudhën 01.01.2012 deri më 22.07.2015.

Shtetasi Klodian Zoto ka pasur marrëdhënie kontraktuale Ujësjellës Kanalizimime Fier me detyre këshilltar ligjor i drejtorit të Përgjithshëm shtetasit Salarjon Tota me kohë të pjesshme nga data 14.01.2013-01.08.2014, emëruar sopas urdhërit të këtij të fundit me nr.44/4, 14.01.2013.

DOKUMENTI- Klodian Zoto, këshilltar i bashkëshortit të Elisa

Gjithashtu nga kqyrja e të dhënave në sistemin tatimor C@tas, rezulton se shoqëria tregtare “Teo” me administrator shtetasin Konstantinos Aloupis nga analizimi i librave të blerjes dhe të shitjes evidentohet e ka kryer shitje të shoqërua “Ujësjellës Kanalizime sh Fier” me vlerë totale prej 391.228.156 lekësh, ndryshe më shumë se 3.5 milionë euro.

Sipas “BoldNeës”, kompania “Teo Alb” ka lidhje të ngushta dhe ortakërie me shoqërinë “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos, që në atë kohë ishte këshilltar i burrit të Elisa Spiropalit. Po ashtu, “Teo Alb” ka lidhje edhe me miqtë e ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Zotos, konkretisht Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e këtij të fundit, Stela Gugallja. SPAK ka zbuluar se Mirel Mërtiri ka qenë i punësuar në kompaninë “Teo Alb”. Po ashtu, edhe Stela Gugallja ka rezultuar si e punësuar pranë shoqërinë “Teo Alb” që ka marrë 3.5 mln euro nga Ujësjellësi i Fierit. Ndërkohë, shoqëria “Teo Alb” dhe “ITS” e Klodian Zotos janë aksionerë në një tjetër kompani, të quajtur “Metronet”./DOSJA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne