Msc. Artan S. Mehmeti, Kosovë
U lind në rajonin persian të quajtur Chorasmia. Në këtë kohë ky rajon i takon Uzbekistanit. El-Khvarizmi ishte një matematikan, astronom, astrolog, gjeograf, etj.
Si shkencëtar u rrit në kohën kur punoi në Shtëpinë e Urtësisë në Bagdad. Kjo shtëpi ishte një qendër shkencore e cila merrej me përkthimet dhe hulumtimet e teorive shkencore dhe filozofike, e në veçanti të atyre greke. Në këtë qendër, gjithashtu, kryheshin hulumtime në fushat e ndryshme shkencore dhe fetare, si dhe mbahej mësim për studentet e rinj.
Kontributi i El-Khvarizmit, në fushën e gjeografisë së mesjetës ishte i madh. Ai i korrigjoi dhe i sistematizoi hulumtimet e Ptolomeut, duke i përdorur rezultatet e gjetura gjatë hulumtimeve të tij.
Ibn Fadlan lindi në vitin 877. Ai ishte një udhëtar i shekullit të X – të, i cili ishte dërguar si sekretar i ambasadës së Kalifatit të Abasidëve nga Bagdadi në Mbretërinë e Vollgës Bullgare. Ai është i njohur edhe si shkrimtar, historian, udhëtar dhe gjeograf.
Muhammad bin Musa el-Khvarizmi (780 – 850)
U lind në rajonin persian të quajtur Chorasmia. Në këtë kohë ky rajon i takon Uzbekistanit. El-Khvarizmi ishte një matematikan, astronom, astrolog, gjeograf, etj.
Si shkencëtar u rrit në kohën kur punoi në Shtëpinë e Urtësisë në Bagdad. Kjo shtëpi ishte një qendër shkencore e cila merrej me përkthimet dhe hulumtimet e teorive shkencore dhe filozofike, e në veçanti të atyre greke. Në këtë qendër, gjithashtu, kryheshin hulumtime në fushat e ndryshme shkencore dhe fetare, si dhe mbahej mësim për studentet e rinj.
Kontributi i El-Khvarizmit, në fushën e gjeografisë së mesjetës ishte i madh. Ai i korrigjoi dhe i sistematizoi hulumtimet e Ptolomeut, duke i përdorur rezultatet e gjetura gjatë hulumtimeve të tij. Këto hulumtime i botoi në librin me titull “Kitab Surat el-Ard”. Ky libër ndryshe njihet edhe si Gjeografia e el-Khvarizmit. Në këtë libër, Ai formulon një listë prej 2.402 qytetesh, duke iu shtuar edhe koordinatat gjeografike për secilin qytet. Pas një hyrje të përgjithshme, Ai tregon edhe disa karakteristika gjeografike të këtyre qyteteve. Një dorëshkrim i këtij teksti edhe sot ekziston, por fatkeqësisht hartat nuk janë ruajtur. Shkencëtarët e kohëve moderne arritën që t’i ripunojnë këto harta duke u bazuar nga përshkrimet e dhëna nga el-Khvarizmi. Në shtesën e përmbledhjeve të rëndësishme rreth astronomisë, ai shkruan një libër rreth tabelave astronomike. “Kuarizmit Zij al-Sindhind” është një libër tjetër i tij, që ka të bëjë me vëzhgimet astronomike. Këtë libër el-Khvarizmi e ndan në rreth 37 kapituj. Në këtë libër ai pasqyron përllogaritjet rreth kalendarit, si dhe përllogaritjet që ka bërë në fushën e astronomisë. Në këtë libër El-Khvarizmi, gjithashtu pasqyron 116 tabela me të dhëna kalendarike, astronomike, astrologjie, si dhe një tabelë me vlera sine. Ky libër është i pari libër nga një autor mysliman që bazohet në metodat e vëzhgimeve astronomike indiane, e njohur si Sindhind, i cili përmban tabela rreth lëvizjeve të Diellit, Hënës dhe pesë planetëve të njohur deri më tani. Deri në këtë kohë astronomët myslimanë, kishin adaptuar një qasje kërkimore kryesisht të bazuar në vëzhgimet në terren, si dhe bënë përkthimin e veprave të autorëve tjerë jo myslimanë, që të fitojnë sa më shumë njohur. Pas kësaj, ata vetë zbuluan njohuri të reja dhe shkruan libra për këto njohuri.
El-Khvarizmi bëri disa përmirësime të rëndësishme si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik në ndërtimin e “sundials – orës diellore”, të cilën e trashëgoi nga paraardhësit e tij indianë dhe helenë.
Harta e Botës e punuar nga el-Khvarizmi.
Ahmad bin Fadlan (877 – 960)
U lind në vitin 877. Ibn Fadlan ishte një udhëtar i shekullit të X – të, i cili ishte dërguar si sekretar i ambasadës së Kalifatit të Abasidëve nga Bagdadi në Mbretërinë e Vollgës Bullgare. Ai është i njohur edhe si shkrimtar, historian, udhëtar dhe gjeograf.
Ibn Fadlan më shumë është i njohur për librin e tij, i cili ka të bëjë me përshkrimin e vikingëve të Vollgës, ku në një rast ka qenë dëshmitar okular i ritualit të varrosjes me anë të anijes.
Ibn Fadlani nuk ka qenë gjeograf dhe kjo shpjegon mungesën e përshkrimeve gjeografike në vëzhgimet e tij, si dhe mungesën e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, megjithatë, ai kishte parasysh gjatësinë ekstreme të natës gjatë dimrit dhe gjatësinë e ditës në verë, një fakt ky që e bënte llogaritjen e kohëve të namazit shumë të vështirë. Vëzhgimet e ekspeditës ishin shkruar si një raport për el-Muktedirin. Raporti ishte konciz, i saktë dhe plotë fakte, por ka më shumë se kaq, ajo rrjedh si një histori e gjallë. Vërtetuesi i ekspeditës se tij ka thënë për të: “Ai nuk largohet nga stili prej një autori, dhe nuk është i afërt me traditat e gjeografëve.”
Një nga përshkrimet më të hershme i detajuar për vikingët është gjetur në shënimet e Ibn Fadlanit, të cilat i shkroi pas udhëtimit të tij në Evropën Veriore. Në vitin 921 shkrimtari dhe udhëtari i njohur mysliman Ibn Fadlan ishte dërguar si sekretar i ambasadës së Kalifatit të Abasidëve nga Bagdadi në Mbretërinë e Vollgës Bullgare, që shtrihej nga Deti i Zi deri në Detin Kaspik. Edhe pse misioni i tij ishte për të mbledhur të holla për të ndërtuar një kështjellë, ai në këtë vend bëri përshkrimin e takimit të tij me një grup tregtarësh nga veriu.
Ibn Fadlani i Rus ose Russyyan
Ai ishte një shkrimtar arab i shekullit të X, i cili shkroi të gjitha shënimet të cilat i mblodhi gjatë udhëtimeve të tij në kohën sa ishte sekretar i ambasadës. Pasi arriti në qytetin Bolgar, Ibn Fadlani shkoi edhe në qytetin Wisu, ku në vëzhgimet e tij, ai shënoi tregtinë që bëhej në mes bullgarëve dhe fiseve lokale finnc. Një pjesë e rëndësishme e të dhënave të Ibn Fadlanit i dedikohen përshkrimit të njerëzve të quajtur rus ose russyyan.
Studimet e shumta të cilat u bënë për identifikimin e rusëve ose varangias, mundësuan që të kuptohet se të dhënat e Ibn Fadlanit të jenë ndër shënimet më të hershme rreth vikingëve. Në shënimet e tij, ruset u shfaqën si tregtarë që dyqanet e tyre i vendosnin afër lumenjve të kampit Bolgar. Ai ata i ka përshkruar si më trup të gjatë si pema e palmës, me flokë bionde dhe lëkurë të kuqërremtë. Ata janë me tatuazhe me figura të thonjve me ngjyrë blu të errët apo jeshile të errët, struktura peme, apo figura të tjera, ku të gjithë burrat janë të armatosur me sëpata dhe thika (shpata) të gjata. Higjienën e ruseve Ibn Fadlanit e përshkruan si të neveritshme (gjithashtu ai vuri në dukje që ata krihnin flokët e tyre çdo ditë), si dhe ata i konsideron si vulgarë dhe pa përvojë. Këto përshkrime të tij ranë në kundërshtim me ato të udhëtarit persian Ibn Rustah. Ai gjithashtu përshkruan në detaje funeralin e një udhëheqësi të tyre (anijen e varrimit përfshirë sakrificën njerëzore). Disa studiues besojnë se ajo u zhvillua në kompleksin modern Balymer. Ibn Fadlan në përshkrimet e tij vikingët i quajti “fëlliqësira e krijesave të Zotit” me një bukuri akoma më të bukur fizike që kurrë nuk i kishte parë “të gjatë si një palmë e vjetër, biond dhe faqekuq”, ishte një nga paragrafët e shënuar në shënimet e tij.
Pas rikthimit të tij në Bagdad, ai e shkroi relacionin e udhëtimit të tij. Pjesa përfundimtare që më sa duket tregon kthimin e tij, si dhe jetën e tij të më vonshme është humbur, por fragmentet që kanë mbijetuar i bëjnë informacionet më të jashtëzakonshme dhe disa herë më tërheqës për tu lexuar./ zaninalte
LITERATURA
M.sc. Artan S. Mehmeti, Të kërkuarit e diturisë sipas Islamit, EDUKATA ISLAME nr. 107, Prishtinë 2014,
Dr W. Hazmy C.H. Dr Zainurashid Z. Dr Hussaini R., BIOGRAPHY Muslim Scholars and Scientists, Published by: Islamic Medical Association of Malaysia N. Sembilan, (http://www.social-sciences-and-humanities.com/PDF/Biographies-of-Muslim-Scholars-and-Scientists.pdf),
Dr. Muhammad Adil Afridi, CONTRIBUTION OF MUSLIM SCIENTISTS TO THE WORLD: AN OVERVIEW OF SOME SELECTED FIELDS
(http://irep.iium.edu.my/8415/1/Contribution_of_Muslim_Scholars_to_the_world.pdf),
https://www.en.wikipedia.org/wiki/List_of_Muslim_geographers,
https://it.wikipedia.org/wiki/Ahmad_ibn_Fadlan,
http://www.alrahalah.com/2010/09/ahmad-ibn-fadlan/,
https://en.wikipedia.org/wiki/Muhammad_ibn_Musa_al-Khwarizmi,
http://www-groups.dcs.st-and.ac.uk/history/Biographies/Al-Khwarizmi.html,