Kreu i Mosadit pranon kryerjen e akteve terroriste në vendet e tjera

Kreu i shërbimit të inteligjencës izraelite Mosad ka pohuar se kjo organizatë ka kryer akte dhe operacione terroriste në vende të ndryshme të botës.

Yossi Cohen, kreu i Mosadit izraelit ka thënë; Mosadi për çdo vit kryen me mijëra operacione në vende të ndryshme të botës, disa prej të cilave janë të ndërlikuara. Muhamed Zevari, inxhinier i industrisë ajrore të Tunizisë dhe ekspert i dronëve të rezistencës islamike palestineze Hamas, vitin e kaluar u vra nga agjentë të Mosadit përballë shtëpisë së tij në qytetin Shafakes të Tunizisë. Presidenti i Tunizisë ka deklaruar se regjimi sionist dyshohet për sulmin ndaj inxhinierit të industrisë ajrore në Tunizi. Vitet e fundit shërbimi inteligjent i Izraelit “Mosad” ka vrarë 16 liderë palestinezë dhe arabë në 14 sulme terroriste në 11 vende të botës. Mosadi është implikuar edhe në vrasjen e dijetarëve dhe shkencëtarëve bërthamor të Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne