​ ‘Krim lufte’/ Vrasja e civilit me flamur të bardhë në Gaza në TV britanik, sjell zemërim te zyrtarët e monitoruesit

Pamjet e një civili palestinez që qëllohet për vdekje nga ushtria izraelite teksa mbante një flamur të bardhë në dorë, kanë ndezur zemërim dhe akuza për krime lufte ndaj kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Ky i fundit u pyet sot në parlament për videon e shfaqur në rrjetin vendas  ITV News ku shihet një civil që qëllohet për vdekje teksa ecte në Gaza me një grup që mbanin një flamur të bardhë në dorë.

Video shokuese në televizionin britanik ka ngritur zërat e krimeve të luftës që kryhen nga ushtria izraelite, teksa grupet e bamirësisë ‘Amnesty International’ e ‘Norwegian Refugee Council’ dënonin incidentin, për të cilin u pyetën Rishi Sunak dhe zyrtarë të lartë në SHBA.

Në pamjet e filmuara nga Mohammed Abu Safia, kameramani rrjetit ITV News, shihet një grup burrash qe ecnin në Gaza duke mbajtur një flamur të bardhë në dorë, që kërkonin të ndihmonin një familje të evakuohej. Por pak sekonda më vonë, një prej tyre Ramzi Abu Sahloul – qëllohet për vdekje në gjoks.

Të pyetur për videon grupi monitorues i të drejtave ‘Norwegian Refugee Council’ tha “kjo është provë e një krimi lufte”. Zëdhënësi Jan Egeland tha: “Kjo është një video shokuese … civilët duhet të mbrohen, duhet të merren masa për t’i mbrojtur. Komandantët e ushtrisë izraelite është e rëndësishme që të japin llogari”.

Përfaqësuesi britanik i grupit të të drejtave ‘Amnesty International’ Sacha Deshmukh, tha se pamjet “janë shumë inkriminuese” dhe “provë e mundshme krimesh lufte” te kryer nga ushtria izraelite

“Incidente të tilla po kthehen në një realitet të sëmurë në Gaza prandaj palestinezët thonë se Gaza është kthyer në një zonë ku civilët mund të vriten në çdo moment. Në parlament kryeministri Sunak nxitej të kërkonte armëpushim në sulmet e Izraelit pas publikimit të videos.

Deputeti skocez Stephen Flynn tha: “Konservatorët në pushtet vijonin dje debatet mes tyre pas pamjeve të John Irvine nga rrjeti ITV News ku një palestinez i paaramtosur në Gaza duke ecur me një flamur të bardhë, u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite”. “Kryeministër, ky akt është një krim lufte apo jo?”, shtoi ai./top channel 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne