Kriza politike, Meta thërret në takim të gjitha partitë parlamentare

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur në një takim të gjithë drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi. Burimet nga kryesia e Kuvendit  thanë se pritet që të flitet dhe për rekomandimet për reformën zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Këto takime vijnë një ditë pas dështimit të negociatorëve europianë për të mbledhur bashkë të gjithë palët, për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë.

Ndërmjetësit ndërkombëtarë David McAllister, kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein gjatë së martës u takuan me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, por nuk arritën të gjenin një zgjidhje.

26 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne