Kryeprokurori amerikan urdhëron rishikimin e databazës së FBI-së

Prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve, Jeff Sessions, ka urdhëruar rishikimin e imtësishëm të databazës së FBI-së që përdoret për të kontrolluar të shkuarën e personave që duan të blejnë armë. Rishikimi do të vlerësojë se si nuk ishte përfshirë në këtë regjistër informacioni i rëndësishëm për agresorin që hapi zjarr ndaj besimtarëve të një kishe në Teksas. Kryeprokurori Sessions u shpreh se kjo ishte e papranueshme, ndërsa u bëri thirrje agjencive federale të tregojë qartësi për rastet kur njerëzit kanë gënjyer gjatë aplikimit për blerjen e armëve. Masakra e fundit në Teksas nxorri në pah ekzistencën e faktit se informacione të rëndësishme nuk raportohen në sistemin kombëtar të kontrollit të së shkuarës kriminale të shtetasve, çka është alarmuese, u shpreh Sessions në një deklaratë të publikuar dje. Kryeprokurori amerikan konfirmoi se i kishte kërkuar FBI-së, Burosë së Alkolit, Duhanit, Armëve dhe Eksplozivëve të kryenin një rishikim gjithëpërfshirës të regjistrit dhe t’i raportonin atij për masat që duhen marrë në mënyrë që të garantohet parandalimi i blerjes së armëve nga persona të cilëve u është ndaluar të bëjnë një gjë të tillë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne