Largimet e Infermjerëve dhe Mjekëvë- pasojë e Krizës në Manaxhimin Shëndetësor

Nga: Prof. Pirro Prifti

Problemi i largimit të Personelit Shëndetësor mjekë dhe infermjerë jashtë shtetit, nuk është iri.

Ai, si dhe në të gjitha vëndet e vogla të Ballkanit,është bërë një fenomen i zakonshëm, por nëse në vëndet e tjera ka gjetur zgjidhje, në Shqipëri problemet e pa zgjidhura vazhdojnë të krijojnë pakënaqësi si tek popullata përsa I përket kujdesit shëndetësor,  poashtu edhetek vetë personeli shëndetësor që e sheh veten të pamotivuar.

Nuk mund të mohoet fakti se përpjekjet që po bëhen nga Maxhoranca për të përmirësuar disa nga figurat statistikore janë më të mëdha se në të kaluarën, por problemet mbeten dhe ajo qëështë më zhgënjyese, janë rritja relative e buxhetit në shëndetësi dhe vazhdimi i të njëjtës gjëndjetë Sistemit Shëndetësor.

Sigurisht problem kryesor mbetet keq-manaxhimi i sistemit shëndetësor nga një administratë jo efektive e cila drejtohet nga drejtues jo efektive. Se si do ta zgjidhë problemin qeveria, është një objekt që nuk do të shqyrtohet këtu, por dihet se drejtimi nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë në këtë kohë mbetet për të dëshëruar, kur sheh se investimet nuk shkojnë aty ku të dhënat statistikore shëndetësore janë më problematike.

Vetëm një aspekt që mund të paraqes  këtu, janë paradoksi i shpërndarjes së buxhetit në raport meparandalimin dhe mjekimin e shkaqeve të Mortalitetit, të cilat, në Popullatën shqiptare për të gjitha moshat janë :

Semundjet Kardio/vaskulare në vënd të parë,

Sëmundjet vaskulo-cerebrale në vënd të dytë,

në vënd të tretë të gjitha llojet e Kancereve malinjë,

në vënd të katërt traumat

Për të shpërndarë buxhetin shëndetësor duhen ekipe  analistësh statistikorë dhe shëndetësorë (I.SH.P.+M.SH.)  që të propozojnë shpërndarjen e buxhetit dhe jo politikanë.

Ministria nuk e ka zgjidhur këtë problem.

Së dyti Ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe tek  të gjitha Ministritë e tjera nuk ka Këshilltarë profesionistë por militantëpolitikëpa eksperiencë, dhe kjo e rrit gamën e gabimeve dhe të dëmeve qoftë në financën e Shëndetësisë qoftë në manaxhim të gabuar, që ndikojnë direkt në kujdesin shëndetësor.

Po të shikojmë  se përse largohen Infermjerët dhe Mjekët nga Shqipëria, mund të vërejme gjithashtu po këtë problem: Keqmanaxhim të burimeve njerëzore dhe të financave.

Përse?

Sepse rrogat janë të vogla në raport me: shkollën e bërë nga mjekët, dhe teknicienët mjekësorë, sepse nuk jepen bonuse për çdo verpim shëndetësor jashtë orarit dhe suplementar, sepse për infermjerët gjithashtu nuk është bërë diferencimi në kategori të infermjerëve, dhe të gjitha me vjetërsi pune apo pa vjetërsi punë marrin rroga të njëjta, së treti për të mbuluar gjithë territorin me personel Shëndetësor (mjekë_ infermjerë) duhet një paketë speciale në të cilët të jetë kontrata disa vjeçare, rroga e lartë, banesa për personelin shëndetësor, lejtësira për punonjësin e Shëndetësisë që punon në zonat rurale, bashkëpunim me Prefekturat, etj.

Si ka mundësi që Shqipëria ka nevojë për Mjekë dhe Infermjerë për vëndin e vet, i lejon të largohen përsoneli i saj në vëndet e tjera madje pa kërkuar asgjë në këmbim të emigrimit të tyre nëpërmjet Organizatave jo qeveritare apo edhe qeveritare?

Si ka mundësi që mjekët dhe infermjerët që diplomohen nuk duan të shkojnë në zona të largëta?

Si ka mundësi që rrogat janë të vogla dhe nuk ka reformë në pagat në Sistemin tonë

Shëndetësor ?

A është ky problem vetëm I yni apo dhe në vënde të tjera? Si duhet zgjidhur ky problem?

Përse Qeveria shqiptare për çdo mjek dhe infermjer që largohet nga vëndi ynë nuk harton një kontratë me vëndin ku personeli ynë shëndetësor shkon dhe të marrë prej   atij vëndi përkatës një fond dis-bursimi për çdo personel shëndetësor që punon në atë vënd?

Pra idea është se si ka mundësi që shteti ynë i le të ikin badjava dhe pa u interesuar fare për këtë fenomen , për këta njerëz për të cilët shteti  shqiptar ka investuar për arsimimin e lartë?

Ky është një problem që kërkon zgjidhje.

Dihet që globalizmi dhe shtetet e mëdha kërkojnë punonjës të kualifikuar. Por nëse vëndet fqinjë e kanë zgjidhur problemin e largimit të specializtëve dhe profesionistëve në mënyrë institucionale, Shqipëria dhe qeveria jonë megjithse ka shumë nevojë e ka lënë në rënie të lirë dhe pa kërkuar asnjë zgjidhje institucionale me vëndet që marrin këta punonjës profesionistë dhe specialistë të shqndetësisë shqiptare, dhe pa u kërkuar asgje.

Vetëm të ikin. Kjo nuk është gjë e mirë, njëlloj sikur ti braktisësh këta profesionistë dhe specialistë, për të cilat ka investuar shteti, vëndi familja , në një kohë kur kemi nevojë për vehten tonë për këta njerëz që po ikin.

Ja disa statistika. Shqipëria ka 414 Qëndra Shëndetësore (Q.SH.)., 1946 Pika Shendetesore, 43 Spitale, 8172 shtreter (30 shtreter/10.000 banore), 275176 te shtruar.

Shqipëria ka numrin e mjekëve për 1000 banorë më pak se çdo vënd tjetër në BE dhe jashtë BE: – Mjeke per banore 1.3/1000 in 2013 dhe 1.2/1000 ne 2017,

Shqipëria ka numrin më të ulët të infermjerëve se sa vëndet e BE dhe ato jashtë BE për 1000 banorë: 3.99 ne 2012 dhe 3.2/1000 banore ne 2017.

(http://ëëë.instat.gov.al/media/3596/vjetari-statistikor-rajonal-anglisht-2017-dt13112017.pdf)

Sipas të dhënave më të fundit (2017), në Shqipëri ka 1.15 mjekë për 1,000 banorë, krahasuar me 1.39 në vitin 2000 (ose 17.5% më pak). Nëse kjo shifër krahasohet me vendet e rajonit, rezulton se ky tregues është 2.5 në Maqedoni, 2 në Serbi, 6 mjekë për 1,000 banorë në Greqi, etj. Ndërkohë në Shqipëri rezultojnë 4 infermiere për 1,000 banorë

Shqipëria është e fundit, me 549 $/frymë  ( 640 eyro/frymë), dhe ka një diferencë jo të vogël me vendin e dytë, Maqedoninë, rreth 30% me pak. Ende më larg qëndron Mali i Zi, me SHTSH(shpenzime totale per fryme)  2 herë më shumë apo Greqia, që kryeson listën, me mbi 5 herë më shumë.Në vitin 2015 financimi i shëndetësisë për frymë pritet të shkojë në 14.234 lekë

GDP ne 2014- 5.9% dhe nw 2019 afërsisht 6.2%.

(http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/sq/id/282/Tregues-te-Sistemit-Shendetesor-ne-Shqiperi)

Sipas grafikut më poshtë janë disa lementë statistikorë të Shëndetësisë

Total population (2016)2,926,000
Gross national income per capita (PPP international $, 2013)10,520
Life expectancy at birth m/f (years, 2016)74/79
Probability of dying under five (per 1 000 live births, 2017)9
Probability of dying betëeen 15 and 60 years m/f (per 1 000 population, 2016)122/71
Total expenditure on health per capita (Intl $, 2014)615
Total expenditure on health as % of GDP (2014)5.9

https://www.who.int/countries/alb/en/

Nga kjo rezulton se megjithë rritjen e GDP  për Shëndetësinë, Shqipëria e ka më të ultin  buxhetin për Shëndetësinë : pra jep afërsisht 140 dolarë amerikanë për frymë për sistemin shëndetësor kurse populli harxhon rreth 615 dollare për frymë. Kjo është skandaloze.

Këtëmund ta shihni më poshte se sipas raportit te BIRN (Balkan investigative Reporting Netëork) (https://ëëë.usaid.gov/albania/neës/birn-report-numbers-albanian-doctors-and-nurses-decline-burdens-increase-rural) – Shqipëria ka numrin më të vogël të Mjekëve për 100 banorë 1.2 mjekëpër 1000 banorë dhe 3.6 infermjere/mami për 1000 banorë në 2017. informacionet nuk janë entuziaste dhe këto deklarohen nga M.SH.

Ndërkohë që ministrja Manastirliu deklaron që për 10-mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, dhe 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi” (https://ëëë.lajme.al/ja-sa-mjeke-jane-larguar-kete-vit-nga-shqiperia/)

Vetëm gjatë 2017-ës, zyrtarisht mbi 600 infermierë u larguan drejt Gjermanisë (http://ëëë.rd.al/2018/01/infermieret-po-braktisin-masivisht-shqiperine/),

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale lançuan portalin “Infermierë për Shqipërinë”, teksa deklaruan se do të ketë rreth 420 vende të lira pune per 2018 ?!

(https://sot.com.al/aktualitet-politike/qeveria-nxjerr-list%C3%ABn-mbi-400-vende-t%C3%AB-lira-pune-p%C3%ABr-infermier%C3%AB-mami-laborant%C3%AB-e).

Mesataret statistikore të rekomanduar nga OBSH dhe OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development) rekomandon: 9.1 infermjere për 1.000 banorë, madje dhe Greqia e ka të ulët rreth 3.6 infermjere për 1.000 banorë, kurse Zvicra e ka 17.4 infermjerë për1.000 banorë.Ndërsa për mjekë OBSH dhe OECD rekomandon 3.3.Mjekë për 1.000 banorë. Sipas të dhënva Greqia ka 6.3 Mjekë për 1.000 banorë, Turqia Kina dhe Kolumbia kanë më pak se 2 Mjekë për 1.000 banorë.

Përsa i përket farmacive ajo luhatet nga 84 farmacipër 100.000 banorë në Greqi, e deri në 6.4 farmaci për 100.000 banorë në Zvicër. Shqipëri luhatet tek 20 farmaci për 100.000 banorë.(http://ëëë.ekathimerini.com/221371/article/ekathimerini/community/a-greek-malady-too-many-doctors-too-feë-gps).Pra, shihet diferenca në Shqipëri.

Duke e ditur se gjëja më e lehtëështë kritika ndaj sistemit shëndetësor pa dhënë rrugëzgjidhje, mund ti rekomandojmë qeverisë për të ndaluar largimin nga Shqipëria, këtë problem të veçantë për kaq të rëndësishëm për kujdesin shëndetësor disa opsione:

  • Duke parë se me paratë publikë specializohen dhe profesionalizohen Mjekë dhe infermjerë të cilët largohen jashtë vëndit për tu punësuar për nevojat e vëndeve të BE (apo dhe të ndonjë vëndi tjetër) rekomandojmë që i gjithë Edukimi i lartë Mjekësor dhe ai Profesional Mjekësor , të bëhet me bursasi dhe kontratë (income),
  • Të bëhen marëveshje shtetërore punësimi në formë kontratash, me vëndet e huaja që përfitojnë nga ardhja e infermjerëve dhe mjekëve në ato vënde përkatëse, në mënyrë që shteti shqiptar të ketë mundësi të marrë fonde nga këto vënde me qëllim që ti përdorë për të përmirësuar gjëndjen e Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri.
  • Rritjen e rroave dhe futjen e përdorimin e bonuseve të larta për Mjekët, infermjerët dhe punonjësit e tjerë teknikcienë mjekësorë, në rastet e punëve jashtë orarit, konsultave, shërbimeve mjekësore brënda dhe jashtë vëndit të punës,
  • Katëgorizimi në pagë në disa shkallë e infermjereve, bazuar në eksperiencë pune, tituj shkencorë,
  • Heqjen e tatimit për rrogën për Mjekët, infermjerët, dhe punonjësit e tjerë teknicienë mjekësorë
  • -aktivizimin e Librezës së Shëndetit ( ajo e sigurimeve shëndetësore), për shtrimet në Spital me qëllim të shmangies së mit-marrjes dhe rrushfetit në spitalet shtetërore

Sigurisht kjo paketë dhe sugjerimet e bëra në fillim të shkrimit, mundtë përdoret nga M.SH., duke bërë ndryshimet përkatëse në ligjet për kujdesin Shëndetësor./gazetaimpakt/

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne