Bota

Lavrov: Shpresoj që tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore nuk do të çojë në luftë me Iranin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se shpreson që vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ka të bëjë me planet e Uashingtonit për të sulmuar Teheranin apo për të ndryshuar regjimin e tij.

Lavrov i cili foli për gazetën Clarin të publikuar në Argjentinë, u shpreh: “Tani është e vështirë të parashikohet se si do të zhvillohen ngjarjet. Do të dëshironim të shpresojmë që tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja nuk ka të bëjë me planet për të sulmuar Teheranin apo për të ndryshuar regjimin e saj atje. Megjithatë, është e qartë se vendimi i marrë është seriozisht i dëmshëm për sigurinë dhe stabilitetin global dhe rajonal.”

Lavrov më tutje u shpreh se: “Një hap i tillë është një shkelje edhe e marrëveshjes bërthamore, edhe e Rezolutës 2231 dhe 2015 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili votoi këtë marrëveshje. Uashingtoni përsëri lëviz në drejtim të interesave të veta egoiste, në kundërshtim me pikëpamjet e shumicës së vendeve dhe i shpërfill rregullat ligjore ndërkombëtare në një mënyrë të vrazhdë.”

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE