Letra e Xhaçkës për Metën në korrik: Shqipëria më e përgatitur se kurrë për t’u përballur me emergjencat!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka,  i ka dërguar një përgjigje Presidentit Ilir Meta në korrik të këtij viti, kur ky i fundit kishte ngritur shqetësimin dhe pyeste lidhur me gadishmërinë dhe aftësinë e shtetit shqiptar, për të përballuar një situatë emergjente, që mund të vinte si pasojë e tërmeteve dhe kishte ofruar të mblidhte edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në rast se do të gjykohej e nevojshme.

Në pjesën e parë të letrës që Xhaçka i ka dërguar Metës, të cilën TPZ.al e disponon, ajo i shpjegon, se si tërmetet nuk parashikohen dot dhe më pas e siguron Kreun e Shtetit, se qeveria shqiptare dhe të gjithë strukturat shtetërore janë të gatshme të përballojnë çdo emergjencë. Xhaçka shkon deri aty sa të thotë, “Unë nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria është sot më e përgatitur për t’u përballur me emergjencat, sesa në çdo moment tjetër, gjatë 30 viteve të fundit“.

Por, tërmeteti shkatërrues i mëngjesit të së martës, tregoi se Shqipëria, ishte jashtëzakonisht e papërgatitur të përballej me një situatë emergjente të këtyre përmasave, pra shumë larg këtij përshkrimi rozë, që i bën në këtë letër ministrja Xhaçka, Kreut të shtetit, duke e siguruar se shteti është i përgatitur dhe të gjithë duhet të jemi të qetë.

Një vëzhgim  i filmimeve të asaj dite, tregon se ekipeve të emergjencës, u mungonin pajisje bazike dhe se pa ndihmën e ekipeve kosovare dhe të vendeve fqinjë, operacionet e shpëtimit do të kishin qenë të pamundura. I gjithë koordinimi i operacionit ishte kaotik dhe mungesat materiale ishin të pashpjegueshme, madje fakti se vendi ynë nuk kishte as qenë, për të bërë kërkime nën rrënoja, u kthye në një turp kombëtar.

Ndaj sot, ndoshta është dita që ministrja ta rilexojë këtë letër, ajo është sa tragjike, aq edhe komike.

/TPZ.al/

Letra e Olta Xhaçkës për Presidentin e Republikës (Korrik 2019)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne