Rajoni Shqiperia

Lideri opozitar turk do të marrë pjesë në aktivitetet në Malin e Tomorrit

Kemal Kılıçdaroğlu, nesër do të vizitojë Shqipërinë për të marrë pjesë në aktivitetet në Malin e Tomorit.

Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, nesër do të vizitojë Shqipërinë për të marrë pjesë në aktivitetet në Malin e Tomorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të cilin AA ka siguruar, Kılıçdaroğlu nesër në mëngjes do të niset për në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ai nga Tirana me anë të helikopterit do të kalojë në Malin Tomor ku do të marrë pjesë në aktivitetet, ndërsa do të takohet edhe me Edmond Brahimaj, lideri i bektashinjëve në botë i njohur si “Haxhi Baba” dhe “Baba Mondi”.

Kılıçdaroğlu, pritet që të mbajë një fjalim këtu, ndërsa më pas do të kthehet në Tiranë dhe do të kthehet në Turqi.

Më 22 gusht do të mbahet ceremonia zyrtare në Malin e Tomorit në Qarkun e Beratit, për pelegrinazhin e përvitshëm, i cili do të vazhdojë për disa ditë./ AA

OPINIONE