Lirimi i Hajradinjat/ reagojnë krerët e shtetit në Kosovë dhe Shqipëri

Gjyakta në Francë ka liruar paraditen e sotme ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Hajradinaj, pasi ishte arrestuar në Francë me një urdhër-arrest të Serbisë.

Për lirimin e tij kanë reaguar mjaft figura të larta të shtetit.

Rama shkruan në rrjetet sociale: “Ramush, mirë se zbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë!” duke shtuar hashtagun “Krenar për UÇK, E drejta vonon po nuk harron” dhe “respekt”.

Me një deklaratë për median, Basha shprehet se vendimi i dhënë sot është drejtësia e plotë, ndërsa nënvizon se urdhër-arrestet e Serbisë janë sulme ndaj pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së:

Ndava me kënaqësi lajmin se drejtësia franceze mori më në fund vendimin e duhur për Ramush Haradinajn, duke e lënë atë të lirë për t’u kthyer në atdhe. Vendimi i sotëm është drejtësia e plotë, pas shumë javësh qëndrimi në Francë.

Urdhër-arrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anulojë urdhër-arrestet e saj për luftëtarët e Kosovës.

Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kërkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga praktika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më. 

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshendet vendimin e Gjykatës së Colmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Ai ka shkruar në rrjetin social facebook se me këtë vendim edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër UCK-së janë të paqendrueshme.

Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.

Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. HTH.

 

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne