Bota Opinion

Lufta Hibride / Shembulli i Luftës së Sirisë dhe “Revolucionit Jeshil” të Iranit; Në Iran po planifikohet një “Revolucion Jeshil” i ri

Andrew Korybko

SHBA-ja po mundohet që të ndikojë tek të rinjtë e Iranit dhe t’i disinformojë ata për të provokuar kështu një “Revolucion Jeshil 2.0”; dhe këtë herë ky “revolucion” do të përforcohet me anë të luftës asimetrike të terroristëve në periferinjtë e brendshwm të vendit dhe do të marrë gjithashtu mbështetje “prapa skene” nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në rajon.

Pak kohë më parë, Andrew Korybko ka dhënë një reportazh gjithëpërfshirës për agjencinë e lajmeve më të rëndësishme në Iran, Mashregh . Korybko, duke u bazuar në teorinë që ka zhvilluar, Teorinë e Luftës Hibride ka folur për dimensionin e Evropës, krizën e Sirisë, axhendën e fshehtë të Obamës për të rrëzuar regjimin aktual të Iranit dhe për fiksimin e ri të Trumpit për realizimin e “Revolucionit Jeshil 2.0”. ORIENTAL REVIEW ka vendosur të publikojë tekstin e plotë të reportazhit me konfirminim dhe lejen e autorit.

A mund të na shpjegoni shkurtimisht përkufizimin e Luftës Hibride si dhe disa nga elementët e saj kryesorë?

Lufta Hibride (Hybrid War) mund të përkufizohet si nxitja apo krijimi i përplasjeve të identiteteve të ndryshme që bëhen me qëllim për të bërë dirigjimin e regjimeve të qeverive tranzite dhe gjeopolitike për shkatërrimin e projekteve themelore të ngritura nëpërmjet alternativave të shumëanëshme dhe të ndërlidhura për ndryshimin e regjimeve dhe/ose rikrijimin nga fillimi të një regjimi, për kontrollimin e tyre dhe për ndikueshmërinë mbi këto regjime. Për këtë arsye kjo mund të njihet edhe si Ligji i Luftës Meleze. Ata që e organizojnë këtë luftë përfitojnë nga diversiteti religjoz, etnik, historik dhe socialo-ekonomik dhe nga ndryshueshmëria administrative dhe fizike e gjeografisë për të arritur interesat e tyre politikë (dirigjimi i regjimeve), ndryshimin e udhëheqjes (ndryshimin e regjimeve) dhe/ose ndryshimet dhe reformat kushtetuese (përgjithësisht në krijimin e një qeverie të re ‘federale’ duke coptuar atë shtet që në të vërtetë ka një regjim unitar). Qëllimi parësor i kësaj strategjie që merr në objektiv një vend është që të dobësojë projektet për bashkimin e fuqive të mëdha si Rrugët e Mëndafshta të Kinës dhe fuqive të tjera të mëdha.

Metodat kryesore pas së cilave mbështetet kjo strategji dhe që janë vazhdimisht të përsëritshme janë informacionet në lidhje me luftrat, provokimet me mbështetut në parakushtet sociale dhe administrativ si dhe ato fizike të ndryshme mes palëve dhe paraqitja e këtyre si teknika, në përgjithësi i vënë vulën e fundit kalimin në një luftë jo konvencionale pas dështimit të arritjes së objektivave politike dhe dështimit të revolucioneve të ngjyrave.

Në praktikë, lufta terroriste që po bëhet kundrejt Sirisë është një shembull perfekt për Luftën Hibride. Në këtë luftë u nxit në mënyrë të dhunshme ndryshimi i regjimit nga Amerika dhe aleatët e saj të rajonit, që fshihen prapa perdes si një hakmarrje ndaj faktit që Presidenti Asad nuk pranoi që projekti i gazsjellësit natyror nga Katari të kalonte në Siri dhe për të parandaluar krijimin e Gazsjellësit të Miqve mes Iranit, Irakut dhe Sirisë. Një tjetër shembull konkret i Luftës Hibride është nxitja e terrorizmit në qytetin që njihet gjërësisht si “EuroMaidan”; në këtë qytet, SHBA-ja si një mjet për të shkatërruar intrigën mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë në lidhje me Ukrainën ka përdorur nxitjen e një përplasje identitetesh mes ukrainasve të vendosur në perëndim që kanë një nacionalitet hipsersh dhe pjesës së ukrainasve të vedosur në lindje që kanë kulturë të gjithëllojshme.

Disa nga shembujt e tjerë të Luftës Hibride, që janë më pak të diskutuara në arenë janë Republika e Maqedonisë së viteve 2015-2016, mega projektet e organizuara për të dobësuar dy shtete të fuqishme si Rusia dhe Kina sipas të cilave janë bërë goditje të fshehta të njëpasnjëshme për t’i destabilizuar dhe shpërthimit të situatës në Etiopi, i cili kishte në të vërtetë si qëllim parësor goditjen e partnerit më të rëndësishëm kryesor të Kinës në Afrikë si dhe zbehjen e rëndësisë së hekurudhës Addis Ababa-Cibuti (degëzimi i rrugës së mëndaftshtë në Afrikë). Megjithatë, nëse do të na duhet të themi të vërtetën, shumica e shteteve të hemisferës lindore janë në fakt të hapura për të rënë pre e Luftës Meleze, sepse përplasjet dhe nxitjet e përplasjeve të identiteteve të përdorura në shembujt e latrpërmendura mund të kenë rolin e tyre edhe aty duke krijuarar edhe aty ndikueshmmërinë e tyre, po kështu qëndrimi që SHBA-ja ka mbajtur kundrejt të gjitha projekteve super-nacionale të cilat në thelb mund të prekin hegjemoninë një polare të saj në rajon mund të jetë një reflektim i së ardhmes që mund t’i presë.

Ju keni shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi vend që praktikë në zbatojnë teorinë e Luftës Meleze (dhe që mund ta zbatojnë). Përse e ka përqafuar SHBA-ja këtë përqasje?

Luftrat Hibride janë luftra të deleguara, kështu që në krahasim me konfiktet tradicionale, supozohet që shteti kontrollues ka shpenzime të më ulta të burimeve të veta; dhe bashkëngjitur me këtë, edhe përpjekjet që mbrojnë qëllimet ushtarake dhe të sigurisë, për shkak të konfuzimit që shkakton kjo asimetri e paprashikuara rritet edhe më shumë mundësia për arritjen e përmbushjes që qëllime politike. SHBA-ja është e vetmja zotëruese e teorisë së Luftrave Hibride me anë të strategjisë së saj globale të hyrjes në të gjithë botën nëpërmjet çantës së mjeteve që e ka përdorur gjithmonë dhe që së fundmi edhe është rafinuar (ku përfshihen kapacitetet për të mbledhur informacione mbi luftrat, agjendët sekretë të inteligjencës, nafta-dollar, shkatërrimet ekonomike nëpërmjet sanksioneve etj.) si dhe për arsye se kërkon që të ruajë rolin e saj si hegjemone e vetme, njëpolare në çdo vend të botës duke përfituar nga të mirat e këtyre vendeve.

Lufta e Irakut e vitin 2003, e cila i ka dhënë mësime të vyera SHBA-së se përse ajo duhet të ndjekë një mendësi të këtillë të ngjashme duke marrë “mbështetjen nënkontraktuese” të aleatëve të saj në këtë rajon si dhe pas dështimit që e pagoi shtrenjtë gjatë tentativave të provuara gjatë pushtimeve e tjera që erdhën në jetë pas kësaj lufte, SHBA-ja vazhdoi gjithnjë e më shumë të ishte e lidhur me filozofisë së Luftës Hibride. Thënë në fjalë të tjera, SHBA-ja gjithnjë e më shumë është duke u larguar nga luftrat klasike, dhe ka vendosur që të përqëndrohet kryesisht tek luftrat e sukseduara, duke organizuar kështu në fshehtësi në parapaskenë gjithçka të nevojshme, si logjistika, trajnimi, armët, strategjitë dhe kështu me rradhë dhe duke i detyruar partnerët e saj rajonalë që të trasportojnë barrën e rëndë të këtij organizacioni të realizuar në prapaskenë. Ndryshueshmëria kryesore qëndron në faktin se në vend të një përplasjeje mes shteteve të shtetit aleat të SHBA-së me shtetin qeverinë e së cilës ka marrë në objektiv SHBA-ja, është vendosur që brenda kufinjve të vetë shtetit i cili është marrë në objekti për t’u sulmuar të gjendet hapësirat e nevojshme për të ndërtuar dhe programuar një mendësi të këtillë për të besuar se ka “rebelë”, “luftëtarë të lirisë”, “kryengritje kundër vetë regjimit” në mënyrë që të arrihet “shkatërrimi” dhe “syrgjynosja” e këtij shteti në fjalë.

Thënë shkurtimisht, Luftrat Hibride janë kosto-efektive, dhe në krahasueshmëri me konfliktet e tjera “të rëndomta” ka nevojë për më pak angazime tradicionale dhe sjell potencialitetin për të mbledhur me shpejtësi për vepruesit çmime astronomike. Aktiviteti karakteristik i tyre është se në përgjithësi shërbimet ushtarake dhe shërbimet e sigurisë që merren në shenjestër kapen të papërgatitura dhe krijojnë luftra “të brendshme” të cilat në kushte normale do të mund të evitoheshin; në të vërtetë çdo qeveri do të donte ta evintonte një ngjarje të këtillë dhe nuk do të donte kurrë që të vhej përpara zgjidhjes së vetme që t’i duhej të merrte një vendim për përdorimin e forcës vdekjeprurëse mbi vetë shtetasit e saj. Bashkëngjitur kësaj situate, është edhe një potencialitet i lartë që individët që janë kundër qeverive konkrete në mënyrë të pashmangshme të bëhen pjesë e aktiviteteve terroriste të organizuara kundër këtyre qeverive dhe po kështu, pa asnjë dyshim forcat e huaja punojnë në këto raste  për të organizuar operacione për të rindërtuar rendin e ri të shoqërisë së atij vendi, të manipulojnë të dhënat dhe informacionet, të mbështesin me mbështetjen e fshehtë të dhënë nga jashtë për “rebelët” duke i kthyer ata në luftëtarë vetëvrasës dhe gjithnjë të gatshëm për të ushtruar dhunë.

Cilat janë këto shtete që realizojnë në Luftrat Hibride për ShBA-në, ato që ju i quani qëllimet “thelbësore”? Cili është qëllimi parësor i luftrave të këtij lloji? Ndryshimi i regjimeve?

Nëse do të ishte e nevojshme t’i riktheheshim edhe njëherë Ligjit të Luftës Hibride qëllimi kryesor  i tij është që të rrënjosë përplasjet dhe konfliktet e identitetit për të penguar ndërtimin e asaj që në mbarë botën njihet si projekti i Rrugëve të Reja të Mëndafshta, i cili financohet thelbësisht deri më sot nga Kina dhe për të penguar integrimin e pakufijshëm që rajoni i Euroazisë do të arrinte me anë të këtij projekti. Po kështu edhe fakti që fuqitë e mëdha që janë shumë të polarizuara po mundohen që të marrin në mbrojtje vendet fqinje rajonake dhe po mundohen t’i stabilizojnë dhe t’i zhvillojnë ato edhe më shumë, duke i kthyer kështu këto fuqi në një prej objektivave të Luftrave Hibride të SHBA-së dhe të partnerëve të tjerë të saj. Dy shembujt më konkretë të kësaj situate janë ngjarjet e vitin 2011 të luftës së terrorit të zhvilluar kundër Sirisë, si pasojë edhe kundër projektit të Gazsjellësit Miqësor të Iranit dhe ngjarjet e vitit 2013 me plasjen e terrorizmit në atë që njihet si qyteti “EuroMaidan” me përpjekjet për të sabotuar integrimin e Rusisë me Ukrainën në Bashkimin Evropian.

Ndërsa përsa i përket tematikës në lidhje me Iranin, në këto momente Republika Islamike përtej arsyeve të përmendura më përpara mund të bëhet viktimë e Luftës Hibride për dy arsye kryesore. SHBA-ja e ka treguar veten se është mëse e gatshme që të fusë në zbatim përgatitjet që të përfshijë Iranin në një Luftë Hibride në mënyrë që të pengojë interesat e tij në Siri dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, bashkëngjitur nuk duhet harruar se edhe një tjetër arsye e fortë për të iniciuar një Luftë Hibride rrjedh nga fakti se Irani brenda kufinjve të tij po mundohet që të lidhë marrëdhënie me Kinën dhe Pan-Euroazinë për të krijuar një rrjet ndër kontinental, që për pasojë mund të tentohet të parandalohet nga SHBA-ja. Irani është pika ku ndërlidhen Azia Perëndimore (Lindja e Mesme), Azia e Mesme, Azia Jugore dhe ajo Lindore dhe pikërisht për këtë arsye do të luaj një rol të pamohueshëm në projektet në ttë ardhmen për integrimin e rajonit të Euroazisë. Madje, që tani Kina dhe Irani janë të ndërlidhura me një njëri-tjetrin nëpëmjet një hekurudhe të tërthorë që kalon nga zonat periferike të Kazakistanit dhe të Turkmenistanit, megjithatë për momentin po propozohen projekte për të zhvilluar dhe ndërtuar një hekurudhë të shpejtësisë së lartë në të ardhmen me influencë të madhe që do kalojë nga zemra e Azisë së Mesme.

Nëse projekti në fjalë i hekurudhës së shpejtë mes Kinës dhe Iranit do të lihej i pandikuar nga ndërhyrjet e jashtme atëherë ai do të kalonte nga Turqia për në Ballkan duke u shtrirë më pas deri në  BE dhe në ktë mënyrë Irani do të kthehej në një ndër tri shtetet pazëvendshmërisht të rëndësishme që duhen përfshirë në infrastrukturën e projekteve trans-euroaziatike të Kinës. Rusia është vendi që qëndron në krye të euroazisë veriore dhe për këtë arsye, kjo pjesë e kontinentit mbart një rëndësi të veçantë për shkak se është e pozicionuar në një kalim gjeo-strategjik ku ndërlidhet BE-ja me Kinën; ndërsa Irani dhe Turqia janë vendet strategjike të euroazisë jugore.

SHBA-ja, me qëllim që të parandalojë me çdo kusht në mënyrë aktive realizimin e projekteve të infrastrukturës ndërlidhëse super-kombëtare dhe të polarizuar që mendohet të ndërtohen në të gjithë Lindjen e Mesme duhet ose që të asimilojë Republikën Islamike të Iranir ose që ta shkatërrojë atë. Kjo ishte një ndër ëndrrat e para që kishte thurur administrata e Obamës pasi arritën firmosjen e marrëveshjes bërthamore; ndërsa e dyta ishte plani për një Luftë Hibride të mundshme alternativë në rast se do t’u dështonte plani fillestar. Duke qënë se komploti i Washingtonit rrodhi në mënyrë strategjike, por megjithatë nuk arriti ta joshte Iranin, është e sigurtë se në të ardhmen në një vend apo në një tjetër, Irani do të bëhet viktimë e një Lufte Hibride si hakmarrje e SHBA-së ndaj Iranit. Madje, që tani SHBA-ja i ka filluar përgatitjet e nevojshme për të mundësuar këtë luftë dhe po përgatitet fuqitë paraprake të nevojshme për të filluar një luftë të këtij lloji që gjatë periudhës së presidencës së Trumpit.

Për shembull, konkretisht po shihet sesi gjithnjë e më shumë haset një rritje e aktiviteteve që tërheqin shumë vëmende të cilat kanë për qëllim krijimin e një përçarje në periferinjtë e Iranit si përcarje etnike mes kurdëve, arabëve dhe belusëve si dhe përçarje të brendsme federaliste dhe kështu rreziku i një sulmi të ISIS-it gjithnjë e më të mundshëm brenda kufinjve sa vjen e shtohet. Po kështu, SHBA-ja është munduar që ta kushtëzojë gjithnjë emë shumë qeverinë iraniane nëpërmjet sanksioneve që zgjerohen vazhdimisht si dhe nëpërmjet aktiviteteve të tjera ekonomike shkatërruese dhe këtë gjë po e bën ndërkohë që vazhdon edhe operacionet e kushtëzimit social nëpërmjet luftës së informacionit dhe nëpërmjet spresave që ka krijuar për të rinjtë nën 30 vjeç të Iranit, që në të vërtetë përbëjnë shumicën e popullsisë së këtij vendi. SHBA-ja po mundohet që të ndikojë tek të rinjtë e Iranit dhe t’i desinformojë ata për të provokuar kështu një “Revolucion Jeshil 2.0”; dhe këtë herë ky “revolucion” do të përforëcohet me anë të luftës asimetrike të terroristëve në periferitë e brendshme të vendit dhe do të marrë mbështetje “prapa skene” nga SHBA-ja dhe aleatët e saj në rajon.

Pretendohet që nëpërmjet kësaj Lufte Hibride të mundshme për të cilën bëhet fjalë të bëhen ndërhyrje të detajuara në regjimin ne Iran, të arrihet ndryshimi i regjimit dhe më pas të rindërtohet nga fillimi një regjim i ri. Nëse do të na duhej ta përmblidhnim, pas SHBA-ja të bëjë të mundur që ta fusë Iranin në një pozicion të dobësuar, ajo do të kërkojë që të marrë në dorë frenat e politikës së brendshme duke hedhur hapin e dytë të shkatërrimit të një qeverie aktuale që reflekton natyrën e polarizuar të Iranit dhe të vendosë në vend të saj një qeveri të kontrolluar nga vetë ajo që do të përfaqësojë vetëm një palë këndvështruese. Qëllimi i tretë dhe i fundit që Amerika ka është akoma edhe më shqetësues, që të rindërtojë nga fillimi të gjithë regjimin. Qëllimi është që të zhdukë përgjithmonë Republikën Islamike duke krijuar një “Federatë Laike Persiane” me një identitet krejtësisht inekzistencial duke krijuar qytet-shtete të vogla si “Kurdistani”, “Azerbaxhani Jugor”, “Baluçistani”, “Rajoni Arabo-Persian”, “Rajoni Malor/Lindor Persian” e kështu me rradhë.

Si mund t’i parandalojnë Luftrat Hibride të SHBA-së, Rusia, Irani dhe Kina? Si mund dhe si duhet të lidhet një aleancë e mundshme e përbashkët? A mendoni se sugjerime të këtilla ekonomike për të luftuar fuqinë e dollarit si përdorja e monedhës vendase në këtë bashkëpunim do të ishte një element i vlefshëm në këtë situatë?

Ekzistojnë tri kategori kryesore që përplotësojnë njëra tjetrën me anë të të cilave këto shtete mund dhe duhet të parandalojnë Luftrat Hibride duke rezistuar: përpjekjet e brendshme, operacionet e jashtme dhe përpjekjet e jashtme.

Përsa i përket kategorisë së parë, përhapja e një arsimimi dhe edukimi të tdhetarizmit dhe promovimi i tij përsa i përket këndvështrimit shoqëror është një hap thelbësisht i rëndësishëm për të luftuar ideologjji të mundshme të prapambetura kundër qeverisë që mund të lindin nga zhvilluesit e Luftrave Hibride dhe nga mbështetësit e tyre brenda vendit (nëpërmjet tradhëtive të tyrë, ku përfshihet edhe shpëlarja e tyre nëpërmjet akteve tradhtare të luftës së informacionit). Bashkëngjitur me këtë hap, qeeria duhet të përvetësojë teknologji të këtilla të “kundërvënjes së revolucionit të ngjyrave” nëpërmjet aktiviteteve të patriotëve dhe të organizatave jo-qeveritare që reflektojnë këto parime sepse këo janë elementë të rëndësishëm që mund të përdoren në luftën kundrejt provokacioneve të mundshme për një Luftë Hibride.

Për shembull, sjellja e patriotëve venezuelezë të cilët në vitin 2002, pritej që t’i bashkoheshin tentativave amerikane për grusht shteti kundër kryetarit të shtetit të saj kohe Chaves, ashtu siç kishte ndodhur me gjithë shtetet e tjera që kanë qënë viktimë e kësaj metode ka qënë një sjellje që duhet përdorur si shembull demostrues. Gjithashtu është e mundur që të nxirren mësime të vlefshme edhe nga ngjarje më të afërta, si ajo e rastit të popullit të Maqedonisë që frmuan një rezistencë ndaj dy përpjekjeve të vetë qeverisë së tyre për të krijuar dy herë revolucione me ngjyra si dhe derdhjen në rrugën e vendit të popullit turk për të mbrojtur vendin e tyrë në favor edhe të Erdoganit kundrejt përpjekjeve amerikane për të krijuar një grusht shteti.

Një gjë tjetër që ka një rëndësi jetike janë edhe fushatat që shtetet duhet të ndjekin për të mbledhur informacionet e neojshme për të demaskuar paraprakisht përpjekjet e SHBA-së për të zhvilluar Luftra Hibride në vendin e tyre sepse një gjë e këtillë do të mund të ndërgjegjësojë popullsinë dhe t’i informojë ata siç duhet në lidhje me komplotet që mund të organizohen kundër tyre. Në këtë mënyrë, shancet që qytetarët e thjeshtë dhe qëllimmirë të mund të devjojnë nga qëllimi i tyre për shkak të sulmeve të luftës së informacionit që drejtohet kundër tyre, duke u bërë ata kështu pjesë e një revolucioni të ngjyrave bien gjithnjë e më shumë. Edhe pse dihet shumë mirë se revolucionet e ngjyraave mbështeten mbi manipulimin e masave duke përdorur metodën e kontrollit të psikologjisë në masë për t’i drejtuar ata drejt provokimeve të grupeve kundërshtare të atij shteti nga një pakice shumë e vogël konspirative që i organizojnë këto ngjarje, është e rëndsishme të rikujtojmë se shumica e atyre që bëhen pjesë e këtyre zhvillimeve janë në fakt përgjithësisht në pa informuar në lidhje me të vërtetën më të madhe dhe Shtetet e Bashkuara nuk harrojnë kurrë të përdorin ata që ajo vetë në fakt i quan si “idiotë të dobishëm”.

Këto taktika të brendshme për të cilat u fol më lart mund të zbatohen në mënyra të ndryshme në lirinë dhe në kontekstin e veçantë të çdo qytetërimi dhe qeverie, megjithatë të gjitha këto mënyra duhet të mbështeten në parimet parësore për të arritur të parandalojnë luftrat asimetrike që nxiten nga SHBA-ja.

Ndërsa përsa i përket dimensionit të jashtëm të strategjive të rezistencës kundrejt Luftrave Hibride, është shumë e rëndësishme për shtetet e polarizuara që të kenë një koordinim të ngushtë të përhershëm mes ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës dhe shërbimeve të burokracisë diplomatike sipas një qeverie të ndërthurur. Organizata për Bashkëpunim e Shanghait (SCO), që do mbart kuptimin e “Strukturës Rajonale Anti-Terroriste” – “Regional Anti-Terrorist Structure” e cila njihet shkurtim edhe si “RATS” është një mekanizëm të veçantë. Kjo është një mënyrë reagimi e shpejtë forcat e reagimit qëluftojnë kundër separatizmit dhe kërcënimit ekstremizmit t tëerrorizmi i përbashkët me të cilën përballet edhe kjo organizatë. Si përfundim, Luftrat Hibride, për shkak se organizohen në nivel shtetëror janë në fakt të mbështetura në mënyrë indirekte organizatorët e jashtëm dhe kryhet drejtpërdrejt nga aktorët e brendshëm, kështu që qeveria duhet të tregohet e kujdesshme nga burimet e veta, konfliktet asimetrike e këtij lloji duhet të sjellin frymën e bashkëpunimit ndaj individëve dhe grupeve të manifestimit më të afërt. Në rastin e Iranit, për shembull, mund të përmendim ekstremistë ideologjikë si në luftën në vitet 1980 grupet arabe si irredentiste të mbështetura nga Sadam Huseini ose edhe ISIS-i i tanishëm dhe separatistët e “Partisë Demokratike të Kurdistanit të Iranit” (KDPI). Dy rastet m të fundit, respektivisht, janë ekstremistët fetare dhe politike dhe grupet e tjera si ato të tretë të grupeve bëhen terroristë, kur ata marrin në dorë armët kundër vendimit të qeverisë për luftën.

Lloji i fundit i mbrojtjes që duhet të zbatohet në betejën kundër strategjisë së Luftrave Hibride, është strategjia e strukturuar në bazë të një bashkëpunimi shumëpalësh institucional mes gjithë shteteve të polarzuara. Rusia, Irani, Kina, Pakistani, Turqia si dhe integrimi më i ngushtë ndërmjet vendeve të tjera kryesore që ndjekin këto vende, për të shpëtuar nga lojrat intriguese të SHBA-së për t’i vënë këto vende kundër njëti-tjetrit janë thelbësore për të minimizuar dëmin që çdo veprim i këtillë mund të sillte si dhe tregtia me anë të monedhave lokale për arritjen e një destabilizimi financiar të Washingtonit, si pjesë e loje strukturore e kushtëzuarë që mund të jetë e dobishme në reduktimin e aftësive të tij. Në këtë mënyrë, banka BRICS, depoja e rezervave të exchange-it  dhe Banka e Investimit të Infrastrukturës së Azisë si dhe shumë shoqëri dhe shoqata që ende janë në zhvillim e sipër të këtilla si shoqëritë e multi-polarizuara mund të luajnë një rol shumë strategjik për mnjë mbrojte proaktive kundër çdolloj skenari të shkatërrimit struktural. Ndërkaq, qëllimi parësor i periudhës së integrimit të multi-polarizuar duhet të që jetë hedhja e hapit të krijimit të rrugëve të tregtisë gjithëpërfshirëse kontinentale të euroazisë, duke qënë se këto shoqëri jan në fakt të pavrur dhe tërësisht të lira nga Forcat Detare të SHBA-së dhe kështu edhe nga shantazhi i tyre konvencional dhe mund të pengohen vetëm nëpërmjet Luftrave Hibride, kjo është edhe arsyeja pse dy hapat e parë përpjekjet e brndshme dhe operacionet e jashtme fitojnë rëndësi.

Kriza aktuale në Siri është me shumë mundësi zhvillimi më i rëndësishëm i momentit në Lindjen e Mesme. Përsa i përket kësaj çështjeje flitet edhe për një koalicion të mundshëm mes Rusisëm Iranit dhe Turqisë. A mendoni se ky koalicion do të mund të arrijë ndonjë rezultat? Dhe pse duhet të jetë i rëndësishëm një bashkëpunim i këtillë?

Verën e kaluar, përpara si dhe pas përpjekjeve amerikane për të krijuar një grusht shteti në Turqi kam shkrur për një një shoqatë mendimi me qendër në Moskë, Katehon një serial të ndërlidhur artikujsh në lidhje me trekëndëshin e bashkëpunimit Rusi-Iran-Turqi dhe kjo analizë e imja u vërtetua më 20 dhjetor kur tre ministrat e jashtëm të këtyre tre vendeve u mblodhën së bashku në kryqytetin e Rusisë në Moskë duke shpallur bashkëpunimin. Nëse do të mundja thjesht t’i përmblidhja përciptazi mendimet e mia, të tre vendet kanë krijuar interesa të përbashkta për të ndaluar luftën e terrorizmit në Siri (edhe Erdogani ka përparuar gradualisht drejt këtij froti nëpërmjet kthimin të pushtetit shtetit në të centralizuar dhe islamizimin e tij gjatë vitit të kaluar të Turqisë), dhe praktikisht në parandalimin e shfaqjes në zemër të Lindjes së Mesme e një vend gjeopolitike të dytë si “Izraeli” atë të “Kurdistanit”, që do të thotë parandalimin e shfaqjes së “Federalizmit”nëpërmjet separatizmit kurd. Bashkëpunimi tepalësh i këtyre shteteve, do të dobësojë ndikueshmërinë e së fuqisë rajonale amerikane duke e tërhequr këtë vëmendje dhe forcë tek vetvetja dhe Lindja e Mesme në shekullin 21  do të shfaqet si “Bashkimi i Fuqive të Mëdha”.

Në mesin e tre vendeve anëtare ruhen ende detyrimet bilaterale që kanë mes tyre, mrgjithatë këto detyrime nuk janë të një lloji të pakapërcyeshëm dhe kjo gjë nuk pritet që të krijojë një rrezik serioz për partneritetin e tyre shumëpalësh. Për sa i përket çështjes së Turqisë, Rusia dhe Irani, për shkak të ruajtjes ende të bazës ajrore në Inçirlik, në emër të SHBA-së për t’i bërë pritë raketa bërthamore, e cila gjatë gjashtë viteve të fundit është përdorur si një nga forcat kryesore përfaqësuese të Washingtonit për të realizuar luftën terroriste kundër Sirisë me anë të së cilës kërkohet edhe largimi i presidentit Assad . Ndësa përsa i përket marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit është shumë më e vogël se numri i mosmarrëveshjeve dhe që nuk mbartin ndonjë rëndësi, dy çështjet kyçe janë ajo e tregut global të energjisë (por miqësore) dhe konkurrencës mes tyre, edhe pse gjithnjë në një kontekst miqësor. Bashkëngjitur me këtë, edhe vetë tre shtetet palë lojë janë të vetëdijshme se kundër tyre po zhvillohet një fushate intensive një polëshe e luftës së informacion të kryer në mënyrë të ndarë bashkëpunimin trepalësh, dhe kjo kohët e fundit, duke u përqëndruar gjithnjë e më shumë në një komplot të hatuar kundër Iranit, Rusisë dhe Turqisë të përqëndruar tek Siria. Të gjitha palët janë të vetëdijshme për lojën që po luhet mbi ata nga SHBA-ja dhe aleatët e saj duke mos rënë pre e tyre dhe duke mos u treguar të vetëdijshëm që e dinë asnjë sepse ata e kuptojnë lojën që po luhet veten dhe Aleanca trepalëshe ka potencialitetin e nevojshëm që me përfundimin e luftës kundër terrorizmit në Siri si dhe periudhës së pas-monitorimit dhe mundjes së ISIS të sjellë një stabilitet të ri shumëpolarësh në një Lindje të Mesme të re të ripërtërirë.

Ndër objektivat afatgjata që janë përcaktuar është edhe përfshirja e Lindjes së Mesme në integrimin e saj në vizionin global të Kinës për Rrugën e Mëndafshtë dhe në projektin e një Breg i Vetëm një Rrugë e Vetme; ndërkohë që një gjë e këtillë do ta kthejë Iranin dhe Turqinë në pozicionin jetik gjeopolitik për të ndërtuar urat lidhëse gjeostrategjike mes BE-së dhe Azisë Jug. Siç u diskutua më parë Rusia këtë strukturë gjeopolitike e këmbë Veriore Euroazi dhe aleancë për këtë arsye trepalëshe e rajonal “Lindja e Madhe Bashkimit energjisë elektrike” mes pushon të jetë kontinenti një pragmatike Trans-Eurasia të kthehen në ura të infrastrukturës të partneritetit, duke i dhënë mundësi të zgjeruara rikonceptimi.

Siç është diskutuar edhe më parë, Rusia është përfaqësuesja e Euroazisë Veriore këtë strukturë gjeopolitike gjë që e bën këtë aleancë trepalëshe jo vetëm rajonale tashmë si “Bashkimi i fuqive të Mëdha të Lindjes së Mesme” duke u kthyer në një aleancë kontinentale pragmatike Trans-Euraziatike që po ndërton urat lidhëse të infrastrukturës së partneritetit, duke i dhënë mundësi të zgjeruara rikonceptimi të të gjithë kësaj mendësie. Nëse do të duhet ta pranojmë si narracionin dominues se shekulli 21 është shekulli i integrimit euroaziatik, ajo aleancë është në vetvete e pozicionuar në zemër të këtij procesi të vazhdueshëm të zhvillimeve më të rëndësishme gjeopolitike. Në një situatë të këtillë, natyrisht që kjo strukturë e bën çdo anëtar të kësaj aleance si një nga objektivat kryesore të një Lufte të ardhshme Hibride amerikane.

Folët rreth politikave të ndryshimit të regjimeve dhe për mjetet e ndryshme që mund të përdoren. Cilat janë këto mjete? A ka shembuj që të ilustrojnë përdorimin aktual apo të mëparshëm të këtyre mjeteve?

Siç e kam shpjeguar edhe më parë, Lufta Hibride, mund të përkufizohet si nxitja apo krijimi i përplasjeve të identiteteve të ndryshme që bëhen me qëllim për të bërë dirigjimin e regjimeve të qeverive tranzite dhe gjeopolitike për shkatërrimin e projekteve themelore të ngritura nëpërmjet alternativave të shumëanëshme dhe të ndërlidhura për ndryshimin e regjimeve dhe/ose rikrijimin nga fillimi të një regjimi, për kontrollimin e tyre dhe për ndikueshmërinë mbi këto regjime.Gjithmonë kjo fushatë e luftës së informacionit të SHBA-së dhe beteja përmes rrugëve ekonomiko-financiare (duke përfshirë manipulimit e monedhës si dhe sanksionet) i paraprin një periudhe kushtëzimi social dhe strukturore si pjesë e projektit për dobësimin e strukturës mbrojtjëse të armikut. Pasi Luftrat Hibride u bënë tashmë të njohura për të gjithë, fuqitë e deleguara të paarmatosura (“protestuesit” e reolucioneve të ngjyrave dhe të “organizatave jo-qeveritare”) kanë filluar të bashkëpunojnë për të arritur qëllimet që i përmendëm edhe më lart edhe me forcat e deleguara të pamëshirshme që luftojnë me armë (terroristër, “rebelët”, “luftëtarët e lirisë”) për t’u shndërruar të gjitha në të këtilla si këto të fundit. Qëllimi parësor dhe objektivi që kërkon të arrijë do aktor i destabilizimit është i lidhur ngushtësisht me karakteristikat e vetë aktorit, megjithatë ajo që ndryshon është modeli që përdoret për të arritur një gjë të këtillë në shtete specifike.

Në librin tuaj flisni për një “Periudhë e Artë” në lidhje me marrëdhëniet e SHBA-së dhe Iranit si dhe marrëveshjes së arrirë mes tyre, sigurisht kjo periudhë është e artë për SHBA-në. A mund të na shpjegoni pse kjo periudhë është e artë për SHBA-në?

Përqasja e Obamës në lidhje me Iranin nuk ishte asgjë tjetër veçse një farsë e një mase të madhe. SHBA-ja kundrejt Iranit ka vetëm interesin e këmbimit dhe kontrollimit të energjisë bërthamore – që tashmë të gjithë janë të vetëdijshëm që ky ka qënë gjithnjë qëllimi i vetëm i saj cila deri në këtë kohë –  dhe lëshimet e SHBA-së kundrejt Iranit për lehtësimin e sanksioneve dhe të të gjitha llojeve të tjera të kushtëzimeve, të tilla si liria e aktivit financiar ishin ngjarje shumë të mira dhe pozitive për të qënë të vërteta.

Motivet sekrete amerikane janë që të tundojnë Presidentin Ruhani, i cili është përfaqësues i atyre që njihen si miq të Perëndimit dhe “të moderuarit”  si dhe në mënyrë aspak realiste të rrisë shpresat dhe t’i entuziasmojë të rinjtë iranianë, nën 30 vjeç të cilët përbëjnë në fakt shumicën e popullsisë me pretekstin se janë hequr sanksioneve. SHBA-ja duke krijuar një përçarje mes “të moderuarve” të Presidentit Ruhani dhe “konservatorëve” të Ajetullah Hamaneit – ndërkohë që të moderuarit në këndvështrimin perëndimor kanë më shumë ndikueshmëri ekonomike dhe diplomatike, ndërsa konservatorët duken të jenë kontrollues më të mëdhenj të fushës ushtarake dhe asaj të siigurisë – kështu brenda elitës së “qeverisë ndërhyrëse” të Iranit (Ushtria e përhershme, shërbimet e inteligjencës dhe burokracitë ushtarake) u mundua që të arrinte të kryente një përçarje të këtillë. Presidenti Ruhani nuk e meriton që të fajësohet për asgjë dhe ai nuk është pjesëtar apo ortak i asnjë komploti të huaj, megjithatë SHBA-ja e ka marrë atë dhe popullësisë që e mbështet atë në shenjestër, duke qënë se qeveria ndërhyrëse e Washingtonit mendon se kjo pjesë e shoqërisë është më e lehtë për t’u manipuluar dhe për t’u disinformuar.

Megjithatë Ajetullah Hamenei dhe mbështetësit e tij janë të vetëdijshëm për këtë plan dhe për këtë arsye, për të zbutur krizën që kërkojnë të realizojnë Shtetet e Bashkuara brenda Iranit, nëpërmjet “qeverisë ndërhyrëse”, mes “të moderuarve” dhe “konservatorëve” është munduar që çdo lloj dallueshmërie të rëndësishme mes dy palëve politike të mundohet ta zgjidhë në mënyra sa më pak konfliktuale. Një ndër rastet kur kjo gjë mund të duket më qartë kur pak kohë më parë, presidenti Ruhani, i cili është një ikonë e “të moderuarit” në mënyrë interesante SHBA-ja dhe urdhëresat e tij filluan që të reflektonin në mënyrë të dyshimtë urdhëresat që dilnin nga “konservatorët” duke lënë mënjanë retorikat e tij optimiste dhe miqësore kundrejt Perëndimit. Në shumë këndvështrime, SHBA-ja është duke ndërmarrë të njëjtat veprime në Iran pas marrëveshjes nukleare me udhëheqjen e Presidentit Ruhani siç pati ndërmarrë edhe në Rusi pasi i bërë asaj një “riparim” gjatë udhëheqjes së presidentit të saj kohe, Medvedev; dhe po kështu në të njëjtën mënyrë që po veprojnë “konservatorët” e Ajetullah Hameneit për ta ka shpëtuar vendin nga një kurth i këtillë që po i thuret presidentit, kanë vepruar në atë kohë edhe “konservatorët” e Putinit për të shpëtuar vendin e tyre.

Nëse Irani nuk do të kishte mundur që të zbulonte planin e madh dhe përpjekjet e luftës asimetrike të SHBA-së duke fitur strategjikisht fshehtasi në Iran njerëz dhe duke i armatosur ata dhe nëse ky plan do të kishte bërë të mundur që nëpërmjet ndërhyrjes qeveritare dhe të mos kishte parandaluar realizimin e një përçarjeje do të rriteshin akoma më shumë shanset që pas sanksioneve të rriteshin edhe më shumë shanset e rritjes ekonomike për elitën e pasur iraniane duke i “blerë” ata dhe duke neutralizuar në këtë mënyrë rolin e tyre, madje do të ishte e mundur që vetë SHBA-ja të hartonte marrëveshje bashkëpunimi me disa prej tyre. Qëllimi primar i kësaj lëvizjeje do të ishte ose të krijonte një përçarje civile mes “të moderuarve” dhe “konservatorëve” të Iranit dhe përçarjen e qeverise, ose që të merrte në dorë kontrollin e një qeverie kukull dhe si një pikë strategjike të mund të kontrollonte nga Perëndimi në Lindje, Palestinën dhe Gjirin Persik si dhe në Veri kavkazët dhe Azinë Qëndrore dhe në këtë mënyrë do të mund të ulte presionin mes sionistëve dhe vehabistëve dhe të parapërgatitej për një konflikt të mundshëm me Rusinë – në të njëjtën mënyrë që pati vepruar edhe Perëndimi në Iran përpara Revolucionit Islamik të vitit 1979. Nga prespektiva e Washingtonit, kjo situatë do të kthehet në “periudhën e artë” të marrëdhënieve SHBA-Iran; ndërkaq për Iranin kjo gjë shenjon fillimin e një periudhe të mbushur me rreziqe të brendshme dhe ndërkombëtare që mund të emërohet si Periudha e Errët.

Në mënyrë mëse të drejtë, në librin tuaj ju keni parashikuar se SHBA-ja do ta rigjente përsëri një rrugë pas firmosjes së marrëveshjes nukleare për të akuzuar Iranin për dhunimin e dispozitave të kësaj marrëveshjeve dhe të rivendosë sanksionet.  Kjo është ajo që po shohim nga mungesa e bashkëpunimit që supozohet që kjo marrëveshje do të sillte mes SHBA-së dhe iranianëve. A mund të na flisni më gjatë në lidhje me atë që ju e quani si “shuarja e shpresave” të marrëveshjes për shkak të ardhjes në presidencë të Trumpit?

Që nga momenti kur administrata e Obamës vendosi që të hiqte dorë nga planet e saj për të vjedhur dhe përçarë popullsinë iraniane duke bashkëpunuar me instancat shtetrore iraniane dhe me popullsinë iraniane, admnistrata e Trumpit është duke u përgatitur që të vërë në jetë aktivisht planin rezervë të Luftës Hibride selefie (që ta të bëjë me kontrollin e Amerikës mbi vetë qëverinë, përfshirë këtu edhe shërbimet e inteligjencës dhe burokracitë diplomatike). Shpresat e shuara për të cilat bëhet fjalë në libër janë projektuar me qëllim që gjatë zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen në muajin maj në Iran të lindë një “Revolucion Jeshim 2.0” për shkak të përplasjes që mund të ndodhë mes të rinjve – nga mosha 30 vjeç e poshtë – e cila përbën një shkallë të lartë të shoqërisë me qeverinë. Dihej se nëse Trumpi do t’i përmbahej premimeve të tij radikale që bëri gjatë fushtës në lidhje më hyrjen në bisedime të reja, me marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet që dëshiron të vërë kundrejt kësaj qeverie, kjo gjë do të sillte në shuarje të thellë dhe të ndjeshme të shpresave që qytetarët e thjeshtë iranian kishin krijuar në lidhje me këtë marrëveshje, dhe pikërisht për këtë arsye, autoritetet qeveritare duhet të tregohen të kujdesshme dhe të ndjekin reagimet që qytetarët japin kundrejt këtyre zhvillimeve dhe gjithashtu duhet të vëzhgojnë rolin e fushatave provokative të të huajve për të provokuar atë që njihet si hapi i parë drejt revolucioneve me ngjra, që janë protestat “e vetëiniciuara” kundër qeverive të tyre.

Në librin tuaj, ju i keni përshkruar zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 në Iran si një shembull i Luftës Hibride të SHBA-së kundër Iranit. Bashkëngjitur me këtë, çfarë mund të na thoni në lidhje me atë që ju e keni përshkruar dhe e keni emëruar si “Revolucioni Jeshil 2.0”?

“Revolucioni Jeshil” i vitit 2009 ishte eksperimentimi i një proto-tipi të “Pranverës Arabe”. Në mënyrë që kishte sukses nga ana e sa, SHBA-ja kishte marrë vendimin që të mos përdorte më burimet e saj të përhershme shteruese, në vend të kësaj metodologjie ka vendosur që të nxisë një ndashmëri mes “të moderuarve” dhe “konservatorëve” si rebelimin mes të rinjve duke krijuar një “shok social” të paparashikuar “në mënyrë natyrore” që të krijojë rrugën që kërkon. Në thelbin e tij “Revolucioni Jeshil” i saj kohe ishte ndërtuar mbi mendësinë që të përgatiste popullin që të pranonin në pozicionin e presidentit, në vend të presidentit të asaj kohe, Ahmedinexhadin një president të ri “të moderuar” si një mik të Perëndimit duke organizuara operacione gjithëpërfshirë për pothuajse pjesën më të madhe të shoqërisë iraniane, edhe tani SHBA-ja është e vetëdijshme se si hap i fundit që mund të rrisë ndikueshërinë e saj në vend është vetëm arritja e marrëveshjes bërthamore dhe rruga strategjike që do të ndiqet në vijueshëri të periudhës pas firmosjes së marrëveshjes e cila do t’i krijojë terrenin e nevojshëm për t’u infiltruar në shoqëri.

Nëse kthehemi për ta vëzhguar këtë moment, bashkëngjitur me këtë alternativë, pas “Revolucionit Jeshil” ekzistonte edhe një qëllim strategjik i përafërt që është matja e përgjigjes që mund të jepte Irani në rastet e një destabilizimi disproporcional që sapo kishte filluar dhe për të arritur që të nxjerrin në dritë për llogari të tyre mangësitë mbrojtëse që mund të kishte qeveria. Dhe mësimet që u nxorrën nga ky eksperimentim, është se në këtë mënyrë kishin arritur që të mund të vinin në zbatueshmëri përplotësisht dhe në mënyrë perfekte teknikat e Luftës Hibride vetëm një vit e gjysëm më vonë, madje edhe për të mundur që të vihet në jetë Plani Yinon i vitit 1982 duke krijuar në ktë mënyrë një inskenim të revolucioneve më ngjyra të njohura ndryshe si “Pranvera Arabe”në të gjithë Lindjen e Mesme. Sipas metodologjisë amerikane të “shtetit kontrollator”, nëse do të ishte e mundur që me anë të “Revolucionit Jeshil” dhe të një Lufte Hibride me masa deri diku të ulta të mund të trondisnin vendin më të fuqishëm në Lindjen e Mesme, Iranin, shtetet e tjera të cilat janë shumë më të dobëta të këtilla si Siria, Egjipti, Libia e kështu më rradhë do të mund të destabilizoheshin me një lehtësi më të madhe.

Ndërsa përsa i përket disa parashikimeve në lidhje me një “Revolucioni Jeshil” potencialiteti i së cilit po rritet gjithnjë e më shumë, një skenarë i këtij lloji mund të hidhet në tryezën e diskutimin në një të ardhme të afërt dhe kjo mund të shihet në ngjashmërinë e hapave të parë të politikës së jashtme të Trumpit me hapat e parë që pati hedhur tetë vite më parë Obama si paralajmëruese të “Revolucionit Jeshil” që erdhi më pas. Shpresat e rreme dhe të ekzagjëruara që janë krijuar në mesin e popullsisë së brendshme iraniane për shkak të arritjes së marrëveshjes bërthamore mund të nxisin lëvizje të vazhdueshme të popullit kundër qeverisë së tij dhe gjatë kësaj periudhe forca të ndryshme armiqësore të deleguara si Lufta Hibride, ISIS-i IKDP e kështu me rradhë mund të hyjnë fshehtësisht në Iran dhe të presin për momentin e përshtatshëm për të sulmuar. Fakti që Trumpi i ka dalë kundër deklaratave të tij gjatë periudhës së fushatës elektorale dhe do të shpallë një vendim për ngrirjen e zbatimit të kësaj marrëveshjeje mund ta nxisë dyfish mundësinë e fillimit të një Lufte Hibride të mundshme. Në një situatë të këtillë, shpresat e shuara të popullit mund t’i bëjnë shumicën prej tyre të irritohen edhe më shumë kur të shohin reklamat e zgjedhjeve që do të ngrihen në publik duke u frymëzuar edhe nga lufta e informacionit që rrjedh nga jashtë dhe masat që merren kundër qeverisë.

Megjithatë, këshilla që duhet të merret parasysh edhe si një përgjigje e pyetjes së katërt që u shtrua me anë të së cilës do të mund të parandalohet një “Revolucion Jeshil 2.0” është paralajmërimi i vetë shoqërisë dhe informimi i tyre për shkallën e përfshirjes së SHBA-së si nxitëse e një Lufte Hibride të nisur prej saj kundrejt qytetërimeve dhe qeverive të tyre. Pavarëisht se kjo gjë do të sillte neutralizimin e efekteve që mund të sillnin revolucionet shumëngjyrshe është e rëndësishme që të ndërmerren edhe veprimtari të tjera me anë të së cilave mund t’i jepet përgjigje kërcënimit të mundshëm të një lufte jokonvenionale që mund të marrë jetë nga aktorët e jashtëm në zonat periferike të vendit nëpërmjet terrorizmit, përçarjes dhe radikalizimit.

Sa më shumë afrohen zgjedhjet në Iran aq më e rëndësishme po bëhet çështja e “lajmeve të pavërtea”, pak kohë më parë Gjermania përpara se të zhvillonte zgjedhjet në vendin e saj pati përfshirë në axhendën e saj krijimin e një “qendre të mbrojtjes së lajmeve të pavërteta”. A mendoni se është e rëndësishme që Irani të ndërmarrë të njëjtin hap dhe nëse po sa e rëndësishme është që ta ndërmarrë këtë hap?

Duke marrë parasysh se po afrohen gjithnjë e më shumë zgjedhjet presidenciale në Iran, pritet që SHBA-ja dhe sauditët të fillojnë fushatën e një lufte të informacionit kundër Iranit; qëllimi kryesor i kësaj fushate është që të hidhen hapat e parë të krijimit të konflikteve te identiteteve si një hap i nevojshëm për një Luftë Hibride potencialisht të mundshme në Iran. Dhe natyrisht, një vend të rëndësishëm në këtë hap që do të hidhet e zënë lajmet desinformuese dhe provokative, kështu që Irani duhet të përgatitet që t’i kundërvihet këtij rreziku. Për t’u kuptuar më mirë mund të përdorim si shembull Gjermaninë, Berlini e ka ekzagjëruar rrezikun e faktit se Rusia është duke përdorur “lajme të rreme” në lidhje me atë, kur në të vërtetë nuk është Moska ajo që po përdor këto strategji, por është Washingtoni. Për më tepër, autoritetet gjermane duke dashur që ta përdorur këtë gjë për qëllimet e tyre politike që të heshtin zërat që po ngrihen gjithnjë e më shumë vend kundër Bashkimit Evropian kërkojnë të përhapin gjithnjë e më shumë frikë në lidhj me këtë “kërcënim” imagjinar. Ndërsa Irani nga ana tjetër është vërtetë në shenjestër dhe viktimë e fushatës së desinformimit dhe të një Lufte të mundshme Hibride që po organizohet nga SHBA-ja, sauditët bashkë edhe me asistimin e ndihmës nga sionistët.

Nëse do të na duhet të theksojmë edhe njëherë atë që kemi thënë në fillim të këtij reportazhi, armiqtë e Iranit dëshirojnë që të zgjerojnë edhe më shumë “ndasinë” shoqërore dhe të gjeneratave që ata mendojnë se ekziston mes “të moderuarve” dhe “konservatorëve” dhe ta shpërbëjnë shtetin duke u pikënisur nga dallueshmëritë etnike, fetare, historike, socio-ekonomike si dhe aministrative dhe fizike të gjeografisë së tij. Nga ana tjetër, mënyra më e duhur që Irani duhet të ndjekë për ta parandaluar këtë rrezik është jo vetëm censurimi i lajmeve të huaja thelbësisht të pavërteta dhe që disinformojnë në mënyrë provokative por duhet gjithashtu në të njëjtën kohë duhet të marrë masa parandaluese nëpërmjet parandalimeve në shkallë të gjërë të tregimeve të pavërteta si kundërpërgjigje e këtij problemi të katër. Censurimi në vetvete është shpeshherë e nevojshme kur jemi përballë një situate kur qeveria është përballë një propagande terroriste, megjithatë në këtë epokë të informacionit, shumë njerëz, veçanërisht të rinjtë e shohin me skepticizëm këtë masë dhe si kundërpërgjigje bëhen gjithnjë e më shumë kuriozë për të mësuar se çfarë është gjithë kjo gjë që është censuruar nga qeveria e tyre. Dhe në vend të kësaj censurem një alternative shumë më efektive është që këto lajme të luftohen me anë të mundësimit të informacioneve dhe lajmeve të vërteta.

Pikërisht për këtë arsye, Irani i jep një rëndësi të madhe edukimit të popullisë së tij në lidhje me sulmet e pritshme që po afrohen në luftën e informacionit dhe për qëllimet që fshihen pas këtyre sulmeve. Qeveria, duke shpjeguar se qëllimi kryesor i këtyre operacioneve me burime të jashtme është që të përçajnë popullsinë e Iranit në mënyrë që ata vetë me duart e tyre të mund ta dobësojnë më pas shprehet se është mëse e mundur që një sipërmarrje e këtillë të parandalohet duke përforëcuar më shumë të vërtetën e mesazhit të dashurisë për vendin e tyre dhe për qytetërimin gjithëpërfshirës që kjo popullësi ka pasur gjithnjë. Organizatat jo-qeveritare të cilt vërtetë e duan më të mirën e vendit të tyre, organizojnë fushata informuese dhe shfaqje në rrugët e vendit për t’u përkujtuar shtetasve iraniane se vetë këto organizata besojnë vërtetë në mesazhin që trasmetojnë dhe se kjo nuk është thjesht një “propagandë e qeverisë” siç po mundohet t’i parashtrojnë armiqtë e vërtetë të Iranit me anë të të cilave mund të përforëcohet edhe më shumë bindja në këtë mesazh. Si pëfundim, vetë Irani mund të marrë këshillimin e partnerëve të tij strategjikë si rusët dhe kinezët të cilët vetë kanë provuar me sukses se iniciativat që ata kanë marrë për të shmangur një Luftë Hibride kundrejt tyre dhe që janë të gatshëm t’i ndajnë këto përvoja me Teheranin.

Burimi : M.Ş./ ML

OPINIONE

INTERVISTA