Bota

Lufta me Iranin është e pashmangëshme

jenerali izraelit në pension, Yaakov Amidror u shpreh se është e pashmangshme për të luftuar me Iranin në qoftë se ky i fundit vazhdon të ndërtojë infrastrukturë ushtarake në Siri.

Amidror deklaroi se ndjehet i shqetësuar nga fakti se duke e mbështetur Hizbullahun, Irani do t’a shtoj forcën e vet në Siri, ashtu siq e ka shtuar në Liban.

Duke folur për gazetën Yediot Ahronot, gjenerali izraelit në pension, Amidror u shpreh se: “Është e pashmangshme përballja me Iranin.”

Amidror i cili tha se ata nuk do të lejojnë kurrë që Irani t’a zgjeroj fuqinë e vet në Siri, u shpreh se: “Por, një luftë do të jetë shumë e komplikuar. Do të ketë shumë humbje nga të dyja palët.”

Amidror i cili theksoi se Irani i dërgoi Izraelit një dronë të ngarkuar me eksploziv, u shpreh se: “Çfarë do të thotë kjo? Pse ne duhet të tregojmë veten? Irani po bartë në Siri automjetet më të mira luftarake. Kjo nuk është bërë për të mbrojtur Asadin i cili është i ulur në karrigen e tij në një formë të fortë.”

Amidror gjithashtu e paralajmëroi qeverinë sioniste izraelite që të jetë e kujdesshme.

Yaakov Amidror, i cili kryeson Departamentin e Kërkimeve të Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, një kohë ka qenë këshilltar i sigurimit kombëtar të kryeministrit sionist Benyamin Netanyahu.

Burimi : W.News/ ML

Etiketa