Macron thërret takim të grupit të krizës pas protestave për vrasjen e adoleshentit nga policia

Të paktën 150 persona u arrestuan gjatë protestave në disa qytete pasi një oficer policie vrau një shpërndarës 17-vjeçar në periferi të Parisit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, mëngjes e sotëm ka mbledhur grupin ndërministror të krizës lidhur me protestat që kanë përfshirë vendin pasi policia dje vrau shpërndarësin 17-vjeçar në periferi të Parisit, transmeton Anadolu.

“Macron mori pjesë në takimin e mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shkruan gazeta ‘Le Figaro’, duke cituar presidencën franceze.

Macron thuhet se ka shprehur keqardhjen për dhunën e “pajustifikuar” ndaj institucioneve franceze.

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin, njoftoi në twitter se numri i pjesëmarrësve të arrestuar në protesta ishte rritur në 150.

Vdekja e Nahel M. në Nanterre bëri që njerëzit të dilnin në rrugë në disa pjesë të vendit, duke përfshirë Nanterre, Lyon, Lille, Toulouse dhe Viry-Chatillon.

Ata dogjën automjete, kontejnerët e mbeturinave dhe prona publike, kurse në qytetet Toulouse dhe Lille hodhën gurë ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Prokurorët pretendojnë se Naheli u vra nga policia pasi shkeli ligjet e trafikut dhe nuk ndaloi. Oficeri i policisë që vrau Nahelin u ndalua nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare (IGPN) në kuadër të një hetimi për vrasje me dashje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne