Maryam Rajavi, Reza Pahlavi dhe Izraeli sulmojne Suedine per lirimin e te burgosurit politik iranian

Nga: Gazeta Impakt

Diten e djeshme pas nje negocimi disa vjecar Irani me Suedine kane arritur me ne fund te shkembejne te burgosurit politik qe keto dy vende i mbanin njeri tjetrit.

Pala suedeze liroi shtetasin Iranian Hamid Nouri i cili ishte arrestuar nga suedezet ne vitin 2019 kur Nuriu i mashtruar nga disa muxhahedine qe jetonin ne Suedi, te cilet e sollen me mashtrime per vizite ne Stokholm. Hamid Nouri eshte bere rast skandali publik ne marredheniet ndermjet Iranit dhe Suedise ne vitet e fundit, pasi arrestimi dhe denimi i tij u krye me metoda totalisht ilegale. Nouriu u akuzua ng abanda muxhahedine e Maryam Rajavit per pjesemarrjen e tij ne arrestimin dhe burgosjen e terroristeve muxhahedine ne vitin 1988. Duke qene polic burgu, i nivelit me te ulet sesa Bashkim Lamnica, muxhahedinet u hakmorren me Hamidin duke i bere ftese private nepermjet nje Iranian refugjat dhe me pas, pas mberritjes ne Suedi, e arrestuan ne bashkepunim me CIA-n dhe Mosadin izraelit.

Ceshtja e Hamid Nourit u propagandua si fitore e madhe nga banda muxhahedine e Maryam Rajavit e cila disa seanca te gjyqit i kreu ne gjykaten e Durresit ku dhjetra muxhahedine deshmonin perpara gjyqtareve suedeze per Hamidin qe kishte qene gardian burgu qe ka shoqeruar kriminelet muxhahedine neper gjykatat iraniane.

Maryram Rajavi u soll me Hamdi Nourin sikur Dritan Dajti qe vrau policet qe donin ta arrestonin ne Shqiperi vite me pare. Por Maryami per ekzekutimin e plakut Nouri perdori duart e policise dhe gjyqesorit kuisling suedez.

Irani ju pergjigje arrestimit illegal te Nourit duke ndaluar dy agjente suedeze: Johan Floderus dhe iraniano-suedezin Saeed Azizi te cilet kryenin aktivitete spiunazhi ne Iran. Floderus u arrestua ne vitin 2022 i akuzuar per sherbim ndaj spiunazhit izraelit.

Pas vitesh negociatash me ne fund dje ne 15 korrik Suedia me ne fund pranoi qe te leshoj te burgosurin politik Iranian Hamid Nouri dhe shkembej ate me dy agjentet izraelit.

Lirimi i Hamid Nourit eshte protestuar dhunshem nga armata muxhahedine dhe mergata e qyqeve te oborrit te diktatorit Muhamed Reza Pahlavi ne SHBA.

Marjam Rajavi dhe armata muxhahedine kane sulmuar si te terbuar Suedine per kete akt nenshtrimi ndaj Iranit. Ne profilin e saj ne twitter apo X, terroristja plake Rajavi ka shkruar:

“Të gjithë të burgosurit, viktimat e torturës, paditësit, familjet e viktimave të masakrës dhe i gjithë kombi iranian dënojnë me forcë lirimin e turpshëm të Hamid Noury-t. Ata as nuk falin dhe as nuk harrojnë.

Dorëzimi ndaj mullahëve kriminelë dhe pengmarrësve i inkurajon ata që ta kthejnë më tej territorin suedez në një terren roaming për aktivitetet e tyre terroriste.”

 

Ndersa Reza Pahlavi, djali i diktatorit turk te Iranit, Mohamed Reza Pahlavi shkroi ne twitter:

Per @SwedishPM Lirimi i kriminelit të luftës Hamid Nouri nga ana e tij është një fyerje ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe mirësjelljes themelore. Ky zbutje e pakuptimtë e regjimit kriminal në Iran nuk arriti të shpëtojë të gjithë pengjet dhe vetëm do të inkurajojë më shumë pengmarrje dhe shantazhe.

Ndersa media zioniste The Times of Israel denoncoi po ashtu lirimin e Hamid Nouriut duke e quajtur ate nje kriminel lufte te liruar nga Suedia.

Terbimi i muxhahedineve, pahlavisteve dhe izraeliteve me lirimin e te burgosurit politik Hamid Nouri vjen ne nje kohe kur Izraeli ndodhet ne muajin e 8-te te luftes me aleatet e Iranit: Hamasin, Hizbullahun, Huthijte dhe milicite islamike te Sirise dhe Irakut dhe Izraeli per here te pare ne histori nuk po arrin qe te mundi kundershtaret e tij islamik.

Aleanca e drejtuar nga Irani i ka terbuar muxhahedinet, pahlavistet dhe aleatet e tjere te Izraelit. Irani arriti nje fitore tjeter ne luften e tij kunder zionizmit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne