Ministri turk për BE-në: Vendimi i Holandës nuk ka asnjë vlerë për Turqinë

Turqia ka deklaruar si të shfuqizuar dhe të paqenë vendimin e Parlamentit të Holandës për të njohur pretendimet armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915.

Deklarata në lidhje me çështjen erdhi nga ministri i Turqisë për Çështjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe negociatori kryesor i Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik.

Ne e dënojmë vendimin e Parlamentit të Holandës dhe ky vendim për Turqinë nuk ka asnjë vlerë, ka thënë Çelik në deklaratën e tij, ndërsa ka shtuar: “Ajo që dëshirojmë ne është që Holanda, e cila ka shumë përgjegjësi në çështjen, siç është gjenocidi i Srebrenicës (1995), si një vend që ka hedhur firmën në punë mjaft të gabuara, që ka përgjegjësi të hapur për sa i takon çështjes së gjenocidit, të jetë më kujdesshme në çështje të tilla. Si rrjedhim për Turqinë ky vendim nuk ka asnjë vlerë”.

Ministri Çelik shtoi se vendimi i Holandës për pretendimet armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915 e ka izoluar më shumë Armeninë.

Në masakrat që forcat serbe kishin bërë në mënyrë sistematike në muajin korrik të vitit 1995, vetëm në Srebrenicë kishin masakruan brenda 5 ditëve 8 mijë e 372 boshnjakë; kishin përdhunuan me qindra gra dhe vajza të vogla. Brenda një ditë më shumë se 20 mijë refugjatë ishin dëbuar me forcë nga Srebrenica.

Me mijëra boshnjakë të ikur nga sulmet serbe u strehuan në Srebrenicë, e cila ishte shpallur “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe ruhej nga 400 ushtarë holandezë, pjesë e forcave paqeruajtëse. Në 11 korrik 1995, ushtarët holandezë me mijëra boshnjakë ua dorëzuan ushtarëve serbë, të komanduar nga Ratko Mlladiçi, i njohur ndryshe si “Kasapi Serb”. Ushtarët serbë të gjithë meshkujt mbi 12 vjeç i ndanë nga gratë dhe boshnjakët e tjerë. Femrat u përdhunuan, kurse meshkujt i hipën në kamionë dhe autobusë dhe i çuan drejt vdekjes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne