Muhamed Bin Selmani është protestant dhe mamanë e ka evangjeliste

https://youtu.be/F4rNT3Aw1xI

Në konferencën vjetore të medias izraelite The Jerusalem Post të mbajtur në New York, ndër shumë personalitete pati të ftuar që vinin edhe nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por në këtë event, gjëja që i habiti më shumë jo vetëm pjesëmarrësit por edhe mediat botërore, ishte deklarata e kristian zionistit Dr. Mike Evans, themelues i Qendrës Miqtë e trashëgimisë të Zionit (Friends of Zion Heritage Center), se Princi i Kurorës së Arabise Saudite, Muhamed Bin Selman, i njohur shkurt si MBS, është në realitet çifut. Sipas vetë fjalëve të Muhamed Bin Selmanit të përcjella nga Mike Evans, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite është një çifut, i rritur nga një nënë çifute, dhe është më pro Izraelit sesa shumë e shumë çifutë të botës.

Ja se cfarë thotë në fjalën e tij Dr. Mike Evans i ‘Friends of Zion Heritage Center’ në konferencën vjetore të The Jerusalem Post që u mbajt në New York.

Dr. Mike Evans: “Kam takuar shumë nga ata. Jam takuar me MBZ-in (Mohammed bin Zayed) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Jam takuar me MBS-in (Muhamed Bin Selman) në Arabinë Saudite, Princin e Kurorës. Dhe po ju them juve diçka shumë të habitshme! Këta liderë janë më shumë pro izraelitë se sa shumë e shumë çifutë. Kur u takova me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite e pyeta: Cfarë mendon për çifutët dhe cfarë mendon për kristjanët? “Ah, unë i pëlqej që të dy”, tha. Ma thuaj pse? Tha: Sepse nëna ime, a e di se cfarë ishte? I thashë: Cfare po thua? Tha: “Nëna kujdestare e babait tim për shtepinë time, e cila më ka rritur mua që të vogël, ishte çifute nga Etiopia.”

Dr. Mike Evans: Mund tju them se për dy orë e gjysëm, gjërat që dëgjova nga Princi i Kurorës ishin aq shumë të habitshme saqë absolutisht kanë për t’ju lënë pa mend të gjithëve. Në një deklaratë të tij, kur une e pyeta atë se cfarë duhet që të bëjnë palestinezët, ai tha: Oh, është e thjeshtë. Ata duhet të ndjekin Izraeilin, të kopjojnë Izraeilin! /Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne