Nën kryetarja katolike e Lezhës ulëret kundër sirianëve

Pasditen e djeshme është bërë publik një plan për strehimin e refugjatëve sirianë, rreth 26 mijë, në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Njëra ndër këto zona ku do të strehohen refugjatët sirianë është edhe Gjadri, ku sipas planit në Gjadër të Lezhës do të ngrihet kampi për të strehuar 5000 sirianë.

Si duket ky lajm nuk i ka pëlqyer katolikes Alfrida Marku që ka mbajtur edhe detyrën e ish-nënkryetares së Bashkisë Lezhë, e cila ka bërë status me një listë të detajuar ku duke ulëritur me gjoja disa arsye përse Gjadri ose Lezha nuk është vendi i duhur për të ngritur një kamp të tillë ajo del kundër sirianëve të cilët po ikin nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Në statusin e saj në facebook ajo shpreh të gjithë urrejtjen e saj ndaj refugjatëve sirianë nisur edhe nga besimi i tyre fetar, islam.

Lexojeni të plotë reagimin e saj:

Banorët e Lezhës, autoritetet vendore, përfaqësues të Lezhës në nivel qëndror si dhe çdo figurë publike me autoritet përfaqësimi DUHET të reagojnë kundër ngritjes së kampit në Gjadër ku do të vendosen 5 mijë refugjatë nga Siria. E kjo për disa arsye:

  1. Shqipëria nuk ka situatën ekonomike dhe sociale për të pritur 30 mijë refugjatë. Gati 500 mijë shqiptarë të larguar në 7 vjet, varfëri e pasiguri e thellë si dhe pamundësia financiare e Qeverisë shqiptare për të mbuluar situatën e post tërmetit. Shtete të tjera mund dhe duhet të presin popullin siran.
  2. Të ardhurat për frymë si dhe çfarë i dedikohet Lezhës nga Buxheti i shtetit janë të pamjaftueshme për një standart që në masën dërrmuese është larg mesatares së jetesës.
  3. Vendimi për pritjen e 30 mijë sirianëve duhet të kalojë patjetër në Referendum Kombëtar, e diktuar nga situata e rëndë ekonomike e sociale që po kalon Shqipëria.
  4. Në Lezhë, harmonia krahinore dhe fetare është model por edhe e brishtë aq sa gjithmonë është treguar kujdes të ruhen balancat në pushtet dhe përfaqësim.
  5. Integrimi i refugjatëve do ishte jo i lehtë. Duam apo s’duam ta pranojmë.
  6. Rendi dhe siguria në vend janë në pikën më të ulët. Refugjatët mund të shfrytëzohen edhe si kontigjent për punë në rrjetin e drogës.

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne