Netanjahu irriton diplomatët e BE-së

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka irrituar disa diplomatë të Bashkimit Evropian duke njoftuar se do të marrë pjesë në një samit të ardhshëm të bllokut 28-vendesh.

Kanali 10 i televizionit izraelit njoftoi se udhëheqësit evropianë u befasuan javën e kaluar kur Netanjahu njoftoi se do të udhëtojë në Bruksel më 11 dhjetor për të mbajtur një fjalim në takimin mujor të ministrave të jashtëm të BE, ku shumë diplomatë evropianë e akuzuan kryeministrin izraelit për krijimin e një truku diplomatik prapa shpinës. Kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri izraelit në një samit të BE që nga viti 1995. “Ky është Bashkimi Europian, jo Kongresi i SHBA-së dhe Netanjahu nuk mund ta ftojë veten,” tha një diplomat i BE-së për gazetën Times of Israel . Sipas këtij raporti, diplomatët e zemëruar të BE kanë paralajmëruar se Netanjahu do të ballafaqohet me pyetje të vështira gjatë takimit të nivelit të lartë në Bruksel në lidhje me vazhdimin e ndërtimit të kolonive të reja hebreje në territoret e pushtuara palestineze./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne