Një tërmet 5.5 ballë godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 5.5 ballë goditi sot provincën e Sulawesit Verior në Indonezi, bëri të ditur agjencia meteorologjike e vendit.

Sipas Agjencisë së Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 29 kilometra në juglindje të Regjencës Bolaang Mongondow në një thellësi prej 105 kilometrash.

Agjencia nuk ka lëshuar alarm për cunami pas tërmetit.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Në vitin 2018, një tërmet me fuqi prej 7.4 ballë goditi ishullin Sulawesi duke shkaktuar cunami me valë deri në 3 metra lartësi. Në këtë tërmet humbën jetën mbi 2.000 persona./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne