“Nuk çelen negociatat me qoka ndërkombëtare”, Presidenti: Shqetësimi im është 19 tetori. Kujt do ja lëmë fajin, Edit, Lulit apo Monës?! Jam fleksibël për 13 tetorin

Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Xhafzotaj i Durrësit për vendimin e maxhorancës për shkarkimin e tij.

Por Meta ka thënë se nuk e shqetëson asnjë komision hetimor dhe asnjë gjykatë, por kreu i shtetit ka thënë se të vetmin shqetësim e ka për datën 19 tetor.

Meta deklaroi se Bashkimi Europian do të shprehet më datë 18 tetor për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, por sipas tij ajo që do ndodhë më mbrapa është shqetësuese.

“S’kam asnjë shqetësim për asnjë komision hetimor, asnjë gjykatë, në Shqipëri apo në çdo institucion tjetër që ka juridiksion në Shqipëri..

I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Çfarë do u themi shqiptarëve? Çfarë do u themi që  e kishte fajin Edi apo fajin Luli dhe Mona. Çfarë do u themi që na gënjyen disa europian apo kështu na thënë disa amerikanë.

Para 20 vjetësh Shqipëria ishte para Kroacisë. Ku është Kroacia sot? Ku është Shqipëria? Shqiptarët po ikin sikur të ishte viti ’90. Kush do mbajë përgjegjësi?!

Jam shumë fleksibël për të ndryshuar datën 13 tetor, me që është perceptuar si ditë tersi.

Por nuk kam në dorë të ndryshoj dot 18 tetorin. Kemi fut mik të fortë për të shtyrë provimin në vjeshtë, por s’çelen negociatat me qoka ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne