OKB dënon shkeljen e të drejtave të myslimanëve në Mianmar

Asambleja e Përgjithshme e OKB ditën e shtunë ka miratuar një rezolutë në të cilën ka dënuar shkeljen e gjerë të të drejtave të myslimanëve Ruhingia në Mianmar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë rezolutë është kërkuar nga shteti i Mianmari që të marrë masa urgjente për t’u përballur me keqtrajtimeve ndaj myslimanëve Ruhingia dhe ndaj minoriteteve të tjera në këtë vend.

AP e OKB në këtë rezolutë gjithashtu ka theksuar ndërprerjen urgjente të arrestimeve, burgosjes, torturave, agresionit dhe urrejtjes kundër minoriteteve në Mianmar.

Kjo rezolutë është miratuar me 134 vota pro, 9 vota kundër dhe 28 abstenim.

Vlen të theksohet se që nga 25 gushti i vitit 2017 e deri më tani, si pasojë e valës së re të dhunës dhe agresionit të ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve Ruhingia në provincën Rakhin në perëndim të Mianmarit, janë vrarë mbi 6000 persona dhe janë plagosur mbi 8000 persona të tjerë. Ndërkohë mbi një milionë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne