Operacioni “Burimi i Paqes”, 637 terroristë të neutralizuar në veri të Sirisë

Gjithsej 637 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Numri total i terroristëve të neutralizuar të PKK/PYD-YPG-së gjatë operacionit ‘Burimi i Paqes’ i cili po vazhdon me sukses në lindje të Eufratit, ka arritur në 637”, njoftoi ministria në rrjetin social Twitter.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne