Pa ujë Unaza e Re dhe Yzberishti

Tirana po vuan mungesën e ujit për shkak të temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të rezervuareve dhe burimeve. Zona më problematike paraqitet në Yzberisht dhe Unazën e Re. Të paktën ky është justifikimi i Bashkisë Tiranë pasi problemet me ujin e pijshëm duhet të ishin zgjidhur me kohë edhe si pjese e premtimeve elektorale, por ja që interesa të caktuara pengojnë ende zgjidhje përfundimtare të ujit .

Ka dhe të tjera pallate ku uji ku kufizimet me ujë të pijshëm kanë nisur ditë më parë.

Spiro Zako, administrator pallati: Kemi plot një javë pa ujë këtu siç e shikoni vetë, shikoni gjendjen e depos. Unë kam gjetur belanë me banorët. Ata kanë të drejtë, duan ujë 24 orë siç u është premtuar nga qeveria. Ujë 24 orë nuk kanë, mandje nuk kanë as një orë në ditë, pasi nuk vjen fare ujë nga Ujësjellësi. Unë nuk kam të drejtë morale tu dal njerëzve para syve, njerëzit duan ujë të lahen, të shpërlahen se e paguajnë. Kjo është depozita e ujit të pallatit, niveli i ujit është zero.

Në këtë situatë problematike zgjidhje e vetme është blerja e ujit, ose furnizimi nga autobotet e Ujësjellës Kanazimeve Tiranë, shkruan oranews.

Pas shpalljes së emergjencës, Erion Veliaj, i bën thirrje qytetarëve dhe kërkon mirëkuptimin e tyre për të përdorur në mënyrë të përgjegjshme, duke kursyer ujin e pijshëm.

Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë nisur pas 27 viteve një nga investimet më të mëdha që do të sjellë përmirësim të cilësisë së shërbimit dhe të furnizimit me ujë të afro 4 mijë banorëve që jetojnë në një zonë.

Ndërkohë për situatën e krijuar nga moti i nxehtë, Prefekti Admir Abrija mblodhi Shtabin e Emergjencave.

Prefekti Abrija kërkoi nga Bashkitë të hartojnë planin e masave për përballimin e situatës për ujin e pijshëm dhe rrezikun e zjarreve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne