Parlamenti gjerman voton në favor të legalizimit të martesave gay

Ligjbërësit gjermanë votuan në favor të legalizimit të martesës së homoseksualëve në Bundestag të premten.

Nga 623 vota, 393 persona votuan në favor të kësaj mase, ndërsa 226 votuan kundër. Ka pasur katër abstenime në të ashtuquajturën vota e “martesave për të gjithë”.

Kancelarja Angela Merkel, e cila më herët këtë javë u pajtua për votimin pavarësisht kundërshtimit brenda bazës së saj konservatore, hodhi votën e saj kundër kësaj lëvizjeje. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne