Patriarkët e mëdhenj të Jeruzalemit protestojnë kundër taksave izraelite mbi pronat e kishës

Personalitetet më të medhenj të tre kishave më të mëdha në Jeruzalem kanë dënuar ashpër legjislacionin e propozuar izraelit i cili sipas tyre thotë se ka për qëllim shpronësimin e pronave të kishave në Jeruzalem, njoftoi media izraelite të martën.

Sipas radios izraelite, patriarku ortodoks i Jerusalemit Theophilos III, Patriarku Armen Armik Nourhan Manojian dhe kujdestari i tokës së shenjtë Francesco Patton (Patriarkana Latine e Kishës Katolike të Jeruzalemit) kanë dërguar një letër të përbashkët tek Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ku kanë protestuar për projektligjin.

Projektligji, i cili u prezantua nga Rachel Azaria, një anëtare e Knessetit (Parlamenti i Izraelit) e Partisë Qendrore Kulanu, do të lejojë që pronat në Jerusalem që ishin shitur më parë nga Kisha Ortodokse Greke për privatin t’i dorëzohen shtetit.

“Ne ju bëjmë thirrje zoti Kryeministër, që të veproni shpejt dhe me vendosmëri ta bllokoni këtë projektligj, promovimi i njëanshëm i të cilit do t’i detyrojë Kishat që të marrin vendime forta kundërshtuese”, thanë tre zyrtarët kishtarë në letër.

“Ne besojmë fuqimisht se ky projektligj përbën një sulm sistematik dhe të pashembullt ndaj të krishterëve të Tokës së Shenjtë dhe shkel të drejtat e tyre më themelore,” shtuan ata.

Ata vazhduan ta përshkruajnë projektligjin si “një nga arsyet kryesore për krizën që u zhvillua mes bashkësisë së krishterë në Tokën e Shenjtë dhe Shtetin e Izraelit në shkurtin e kaluar”.

Në shkurt, komuna izraelite e Jeruzalemit njoftoi se ishin 650 milionë shekele izraelite (rreth 186 milionë dollarë) borxhe të pambledhura në taksat mbi pronën e kishës./ yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne