Shqiperia

Përhapja e koronavirusit në Burgun 313, Berisha hedh dritë mbi infektimin e të dënuarve dhe publikon mesazhin: Italiani kishte 1 muaj me…

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po rrezikon jetën e të burgosurve të Burgut 313, ku janë zbuluar disa raste të prekura nga Koronavirusi.

Berisha thekson se personi i infektuar i pari, është shtetasi Italian Giacomo di Cosimo, i cili sipas tij kishte një muaj me temperaturë dhe në asnjë rast nuk iu bë testi i COVID-19.

Për Berishën, janë shumë të infektuar në burg dhe midis personelit, por as atyre nuk u është bërë testi.

“Qendrim i papergjegjshem i narkoshtetit ndaj perhapjes se covid 19 ne burgun 313!

Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital!

Italiani i sëmure kishte 1 muaj me temperature dhe nuk i bene testin.

Te infektuarit midis te burgosurve dhe personelit janë te shumte!

Te burgosurve dhe policeve te burgut nuk ua bëjnë testin!

Miq, denoj me ashpërsinë me te madhe qëndrimin e papërgjegjshëm te narkoautoriteteve ndaj epidemisë covid19 ne burgun 313 qe po kërconin jetët e njerëzve.

I bej thirrje Komitetit Kundra Tortures te KE, Kryqit te Kuq Ndërkombëtar dhe Amnisti International te nderhyne me urgjence dhe te dënojnë qendrimin kriminal te narkozyrtareve te narkoshtetit shqiptar ndaj te burgosurve dhe personelit te burgut 313! sb

Pershendetje i nderuar Z.Berisha!
Po ju shkruaj per perhapjen e Covid 19 tek Paraburgimi 313. Perhapja e Covid 19 eshte si rezultat i papergjeshmerise dhe neglizhences se Institucionit 313 dhe Drejtorisë se Pergjitheshme te Burgjeve.

I paraburgosuri Italian Gj.Cosimo ka me shume se nje muaj I prekur me Covid 19 por askush nuk e mori seriozisht kete problem. Vazhdimisht ai ka shfaqur probleme shendetesore dhe temperature te lart por askush nuk u kujdes per te, thjesht i jepnin nje paracetamol dhe vetem kaq.

Ne kete menyre veprohet edhe me re paraburgosururit e tjere ne kete situate pandemie. Si rezultat I neglizhences se institucionit 313 dhe Drejtorisë se Pergjithshme te Burgjeve Paraburgimi 313 eshte kthyer ne nje vater infeksioni te rrezikshem te Covid 19. Po rrezikohet jeta e te gjithe te paraburgosurve dhe te trupes policore qe sherben tek ky burg.Shume te paraburgosur dhe punonjes policie jane te prekur nga Covid 19 por askush nuk e bene publik.

Urgentisht duhet te behet testim masiv per te parandaluar perhapjen akoma me shume te virusit. Per trupen policore askush nuk e ve ujin ne zjarr dhe askush nuk po kujdeset per ta. Paraburgimi 313 po kthehet ne mine me sahat. Po rrezikohet jeta e te paraburgosurve,trupes policore dhe familjareve te tyre.

Paraburgimi 313 eshte kthyer ne nje institucion jo i sigurt.Pergjegjesia kryesore e kesaj situate te veshtire ne Paraburgimin 313 eshte e Drejtorise se Pergjitheshme te Burgjeve.  SPAK duhet te filloj urgjentisht hetimin dhe nxjerrjes para drejtesise se personave qe jane drejtperdrejt pergjegjes per kete situate te veshtire qe po kalon Burgu 313″, shkruan Berisha./tpz

OPINIONE