Peskov: Nëse YPG/PKK nuk tërhiqet në jug përballet me ushtrinë turke

Në një vlerësim që u bëri zhvillimeve në terren pas marrëveshjes së Soçit firmosur mes Turqisë dhe Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov tha se në qoftë se organizata separatiste terroriste YPG/PKK nuk tërhiqet poshtë më në jug të kufijve të Turqisë atëherë ajo do të përballet me ushtrinë turke dhe forca ushtarake ruse atje nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim për t’i mbrojtur ata.

“Ne e kemi thënë edhe më parë. Nëse YPG/PKK-ja nuk tërhiqet më në jug të kufijve të Turqisë ajo do të ndeshet ballë për ballë me Turqinë. Dhe atëherë forca ushtarake ruse apo njësitë ushtarake të regjimit, që i mbrojnë ata atje nuk do të jenë më pranë tyre. Ne kemi kontaktuar me ta (YPG/PKK) dhe i kemi paralajmëruar, vazhdojmë akoma ti paralajmërojmë. Po përpiqemi të menaxhojmë një proces shumë të vështirë dhe të komplikuar. Ne nuk e anashkalojmë atë që mund të ketë disa anormali dhe vështirësi. Por nuk duhet të presim që çdo gjë të rregullohet dhe normalizohet brenda një nate. Këtë proces ne e implementojmë edhe në terren. Marrëveshja e Soçit do të zbatohet pa probleme, ashtu siç është rënë dakord mes Turqisë dhe Rusisë”,- sqaroi Peskov./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne