Presidenti Erdogan bisedoi në telefon me Macron dhe Merkel

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan ka zhvilluar një telefonatë të trefishtë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në këtë telekonferencë Presidenti Erdoan shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në sulmin racist në qytetin Hanau të Gjermanisë dhe uroi shërimin e të plagosurve si dhe tha se ai i mallkon këto sulme me motive ksenofobie, diskriminimi dhe islamofobie.

Duke deklaruar se agresioni i regjimit sirian dhe mbështetësve të tij në Idlib duhet të ndalet, udhëheqësi turk theksoi nevojën për të siguruar një mbështetje të fortë me veprime konkrete për të parandaluar krizën humanitare në rajon.

Presidenti Erdoan nënvizoi gjithashtu se duhet punuar bashkërisht me politika të qëndrueshme për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin e popullit libian./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne