Presidenti Mattarella i vendos veto planit të ministrit të Mjedisit: TAP do ndërtohet; është i rëndësishëm për Italinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i ka dhënë mbështetje të plotë ndërtimit të gazsjellësit TAP, në një kohë kur ministri i Mjedisit në qeverinë e re, Sergio Costa ka paralajmëruar rishikim deri në anulim të projektit.

Gjatë takimit që zhvilloi në Baku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Mattarella është shprehur se “korridori juglindor dhe gazi i detit Kaspik është me rëndësi të madhe për Europën.”

“Në kuadër të bashkëpunimit tonë të shkëlqyeshëm në fushën e energjisë, ne po shohim mundësi për bashkëpunim edhe në fusha të tjera. Folëm për veprimtarinë e kompanive italiane në Azerbajxhan. Vlerësojmë si përpjekjet e Italisë dhe të Azerbajxhanin për të përfunduar Korridorin Jugor të Gazit dhe ne konfirmojmë se të dyja palët do të punojnë për të gjetur mënyra për të adresuar këto çështje me interes të përbashkët”, është shprehur presidenti i Italisë.

Përveç Mattarella-s, plani i ministrit Costa për të anuluar ndërtimin e TAP ka hasur në rezistencë edhe brenda partisë së tij, Lëvizjes 5 Yjet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne