Presidenti palestinez, Abbas: Tashmë SHBA-ja nuk është më një vend mik për Palestinën. Kam refuzuar takimin me Trumpin

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas ka deklaruar se refuzon të ashtuquajturin planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump të emëruar si “Marrëveshja e Shekullit”.

“Refuzoj planin ‘Marrëveshja e Shekullit‘ të presidentit Trump. Nuk dua të hyj në histori si dikush që ka shitur ose ka hequr dorë nga Kudsi”, tha Abbas gjatë një fjalimi të mbajtur në mledhjen e Ligës Arabe në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro.

“Izraelin e kemi njohur që nga viti 1988. Në përgjigje të kësaj edhe ish-kryeministri izraelit Yitzhak Rabin gjithashtu pranoi Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) si përfaqësuese legjitime të Palestinës”, tha Abbas duke shtuar se “SHBA tashmë nuk është vend mik për Palestinën. Kam refuzuar takimin me Trumpin”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne