Bota

Protestuesit palestinezë hedhin vezë dhe këpucë ndaj diplomatëve amerikanë

Dhjetëra protestues palestinezë ditën e hënë hodhën vezë dhe këpucë ndaj automjetit të një delegacioni me diplomatë amerikanë që kishin shkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar për studentët që ishin diplomuar nga një kurs i Konsullatës së Jerusalemit në qytetin e Betlehemit (Bayt Lahm) në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Këta protestues shprehën indinjatën e tyre për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem dhe bënë të ditur se nuk duan diplomatë amerikanë në tokat palestineze.

Protestuesit, krahas flamurëve palestinezë, mbanin në duar pankarta që kritikonin politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Palestinës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pasi kishte deklaruar në datën 6 dhjetor se njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ditën e hënë më 14 maj ambasada amerikane u transferua me ceremoni zyrtare nga Tel-Avivi në Jerusalem./ trt