Bota

PYD/PKK përgatitje që t’i përdorë civilët në Afrin si mburojë të gjallë

Organizata terroriste PYD/PKK e cila ka okupuar Afrinin, gjatë Operacionit “Dega e Ullirit” të kryer nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), gërmon hendekë përreth qendrës së qytezës, si dhe ndërton mure mbrojtëse.

Sipas informacioneve të marrë të gazetarëve të AA-së nga burimet lokale të besueshme, organizata terroriste PYD/PKK e cila është detyruar të tërhiqet nga shumë rajone për shkak të operacionit të TSK dhe ULS, zhvillon punime mbrojtës rreth qendrës së Afrinit ku jetojnë gjerësisht civilët.

Organizata terroriste është duke gërmuar hendekë dhe ndërton mure në lagjet e jashtme dhe hyrjet kryesore të Afrinit.

PYD/PKK e cila nuk lejon largimin e civilëve nga qyteti, përgatitet që t’i përdor civilët si mburojë të gjallë në një përleshje të mundshme të qytetit me hendek, mure dhe pozicione.

Pjesëtarët e organizatës terroriste gjithashtu fshihen në mesin e qytetarëve, ndërsa propagandën e saj kundër operacionit dëshiron ta krijojë mbi vdekjet e civilëve.

OPINIONE