Qindra kolonë izraelitë bastisin Xhaminë Al-Aksa për të dytën ditë me radhë

Izraeli i ndaloi muslimanët për dy ditë të hyjnë në Xhaminë Ibrahimi në qytetin e El-Halilit (Hebron) në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Drejtori i xhamisë, Gassan er-Rajebi, në deklaratën e tij për Anadolu, tha se “Autoritetet okupatore izraelite mbyllën Xhaminë Ibrahimi sot dhe nesër për shkak të festës hebarike Sukkot.

Rajebi tha se pasi Izraeli mbylli xhaminë për muslimanët, autoritetet hapën të gjitha pjesët e xhamisë për kolonët hebrenj dhe u kryen disa rituale hebraike me zë të lartë.

“Izraeli mbyll Xhaminë Ibrahimi për muslimanët për dhjetë ditë në vit me pretekstin e festave të ndryshme dhe e hap atë për kolonët hebrenj”, tha zyrtari palestinez.

Festa hebraike Sukkot, e cila filloi më 29 shtator, do të vazhdojë për një javë.

Shkeljet ndaj Xhamisë së Ibrahimit

Xhamia Ibrahimi në qytetin e El-Halilit është e katërta sipas rëndësisë pas Qabes në Mekë, Xhamisë së Profetit në Medinë dhe Mesxhid Al-Aksasë në Kuds.

Xhamia, e vendosur në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar që nga viti 1967, u mbyll pas sulmit të një fanatiku hebre i cili hapi zjarr ndaj muslimanëve që po falnin namazin e sabahut më 25 shkurt 1994, dhe kur u hap, më shumë se gjysma e saj iu nda hebrenjve./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne