Racizëm katolik: Sandër Lleshaj nga Mirdita quan Shkodrën Kandahar

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24”, teksa u pyet se përse ai dhe qeveria kanë pasur fokus në Shkodër, deklaroi se janë parë tregjet në qytet, shumë prej të cilave i ka konsideruar “skandaloze”.

Ai madje nuk nguroi ta krahasojë Shkodrën, një nga qytetet më të vjetra dhe me histori në shqipëri si Kandahar, duke mos kurësyer edhe raciznim e tij “politik” ndaj qytetit verior që në të shumtën e kohën nuk i është përgjigjur pozitivisht terrorit të qeverisë për t’u mbyllur në shtëpi si masë parandaluese për përhapjen e Covid19.

“Unë do thosha se fokusi i qeverisë është drejtuar drejt Shkodrës, edhe sepse në Shkodër ka raste të shumta me koronavirus. Këto janë edhe pasojë e faktit se autoritetet atje nuk menaxhojnë situatën sic duhet. Ne kemi shkuar sot në Shkodër për të koordinuar të gjitha punët për masat që duhen marrë për këtë cështje.

Ne nuk lëmë asnjë përgjegjësi aty ku ajo nuk meriton të jetë. Nëse flasim për Shkodrën, kemi të ashtuquajtura pazare që janë turp t’i shohësh. Ishin si në Kandahar. Këto tregje duhen ndaluar edhe nëse nuk ka koronavirus. Ata tregje nuk duhet të lejohen nga Bashkia Shkodër. Nuk kemi rregulla sic duhet dhe duhet disiplinuar sjellja e qytetarëve. Autoritetet duhet të marrin masa për të mos funksionuar ata tregje, ku shitet peshk e të tjera mallra në rrugë. Kjo nuk mund të lejohet e nuk do lejohet”, tha Lleshaj./Gazetaimpakt/Bw/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne