Refugjatët në Shqipëri, deklarata e deputetes serbe që kaloi në heshtje: Evropa po kërkon vende të dobëta që t’i kërcënojë

Në Shqipëri sapo është ndezur debati për mundësinë e shndërrimit të vendit në kamp për refugjatët e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, por në Evropë dhe rajon ky debat është i hershëm.

Analisti Genc Burimi, në shkrimin e publikuar te ‘Panorama’ për këtë çështje, risjell në vëmendje një deklaratë të dy muajve më parë të deputetes serbe, Sanda Raskovic Ivic, e cila ka shërbyer edhe ambasadore e Serbisë në Itali.

Deputetja Ivic ka deklaruar se BE nuk e sheh më Turqinë si partnere në pengimin e valës së refugjatëve dhe për këtë arsye po kërkon shtete në dyert e Kroacisë për të bërë rolin e filtrit. Sipas deputetes serbe, këto shtete jo-anëtare duhet të jenë shumë të dobëta në mënyrë që Brukseli t’i kërcënojë apo t’i joshë që të pranojnë të kthehen në parking refugjatësh.

Pjesë nga shkrimi i Genc Burimit:

E para që dha alarmin mbi këtë çështje para dy muajsh është Sanda Raskovic Ivic, ish-ambasadore e Serbisë në Itali dhe aktualisht deputete serbe. Askush nuk i dha rëndësi deklaratës së frikshme që ajo bëri. Kur u pyet nga mediat se çfarë mendonte ajo për perspektivën e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor , ajo bëri këtë koment haluçinant: “BE-ja që mbështetej deri tani te Turqia si një filtër për të përmbajtur valët e pafundme të refugjatëve që presin të dynden drejt Europës, kërkon tani një tjetër zgjidhje, pasi Turqia nuk është më aleate si më parë. BE-já është në këto momente në kërkim vendesh në dyert e Kroacisë si kufiri i fundit europian në Ballkan, për të bërë rolin e filtrit. Duhen për këtë vende joanëtare të BE-së dhe mundësisht shumë të dobëta, që Europa t’i kërcënojë apo t’i joshë që ato të pranojnë të kthehen në parking refugjatësh”, ishte deklarata e deputetes serbe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne