Bota

Rrëfimi emocional për palestinezin pa këmbë që u vra gjatë protestave për Jeruzalemin

Një palestinez që nuk kishte këmbë dhe s’mund të lëvizte pa karrocën me rrota, u vra nga forcat izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor.

Abu Tuary u qëllua në lindjen e Gazës dhe ishte një nga katër palestinezët e vrarë për shkak të vendimit të Amerikës për ta njohur Jerusalemin.

Abu pikërisht kishte mbetur i palëvizshëm në vitin 2008 gjatë një sulmi të Izraelit, në kampin e refugjatëve në Gaza.

“Ai u plagos në vitin 2008 në një sulm nga një helikopter i Izraelit që e vunë në shënjestër pas shqyerjes së falmurit izraelit, dhe ngritjes së kufirit palestinez. Kjo nuk e pengoi atë që të protestonte edhe për Jerusalemin”, rrëfen Samiri, vëllau i tashmë të ndjerit.

Të gjitha rrjete sociale tashmë janë të mbushura me fotografinë e Abus dhe me mbishkrimin “Ky është vendi ynë”.

“Nuk do të heqim dorë. Amerika duhet ta tërheqë vendimin”, tha ai.

Abu Turaj ishte i njohur në Gaza për aktivizimin e tij dhe dashurisë për vendin. Gazetat në Lindjen e Mesme shkruajnë se ai mori pjesë në protesta i mbuluar më një flamur palestinez, pavarësisht paaftësisë së tij.

Disa vite më parë ai u ndihmua nga disa organizata dhe ia blenë një karrocë me rrota që të mund të lëvizte.

Para se të humbiste këmbën ai ishte një marinar, dhe peshkatar.

Në një video para se të vritej, Abu Turaj shihet me dhjetëra demonstrues të tjerë palestinezë të cilët shkaun në kufi me Izraelin të premten pasdite.

“Ky është vendi ynë, ne nuk do të heqim dorë. Amerika duhet të tërhiqet nga Jerusalemi”, thoshte ai.

Pas eskalimit të protestës, Turaj u qëllua, edhe pse së pari dyshohej se ishte vetëm plagosje, më vonë ai vdiq.

Në mediat sociale tashmë ka shpërthyer një ankth. Për vdekjen e tij po akuzohet ushtria izraelite, pasi Turaj nuk ishte i armatosur dhe s’ishte rrezik për askënd.

Këto incident po vazhdojnë pas vendimit të Donald Trumpit, që ta njeh Jerusalemin si pjesë të Izraelit.

AP shkruan se numri i viktimave u rrit në tetë.

Protestat po vazhdojnë në shumicën e vendeve arabe  në gjithë këtë rajon.

OPINIONE