Shqiperia

Rrëmbeu dhe vrau 15-vjeçaren, prova që ‘fundosi’ Behar Bajrin

Detaje të tjera dalin në dritë nga aktiviteti i bandës kriminale ‘Bajri’ në Shkodër, e cila udhëhiqej nga Enver Bajri, ku rol kishte dhe Safet dhe Behar Bajri. Policia dhe prokuroria ka arritur që të verifikojë 2 vrasje të kryera nga kjo bandë, duke u bazuar tek faktet shkencore.

Krimet e faktuara deri tani janë vrasja e shtetasit Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në 7 shkurt 2001, si dhe vrasja e shtetases me inicialet F.H,. 15 vjeçe. Vajza u gjet e pajetë në banesën e Behar Bajrit më 20 qershor të 20 të 2002-it.

Ndonëse si fillim u raportua si vetëvrasje, pas hetimeve të policisë rezultoi se vajza ishte vrarë. E mitura ishte marrë peng dhe mbahej me forcë nga Behar Bajri. Vrasja e saj u zbulua për shkak të pozicionit të plumbit që kishte marrë poshtë parakrahut. Prova e fortë që fundosi Bajrat ishte pistoleta, e cila rezultoi se ishte e njëjta që ishte përdorur edhe për vrasjen e Arben Tuzit.

Me këtë të fundit familja Bajri kishte konflikte të vazhdueshme, të cilat kishin shkuar deri në përleshje me armë apo dhe me vrasje. Në aksionin e fundit të policisë, Behar Brajoviq (Bajri) u arrestua në Roterdam të Holandës, ndërsa djali i xhaxhait, Safet Bajri u kap në Tiranë. Ndërkohë Enver Bajti është shpallur në kërkim. Sakaq, nuk përjashtohen edhe ngjarje të tjera kriminale, si vrasje, të kryera që nga viti 2000 deri në vitin 2018.

TE ARRESTUAR
-Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

– Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
– Ilir Rustemi, (vëllai i Safetit) i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
-Në kërkim Enver Bajri, vëllai i Behar Bajrit

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE