Ruhani: Besimi-373 është edhe më i fuqishëm se S-300

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se sistemi vendas i mbrojtjes ajrore Besimi -373 është edhe më i fuqishëm se sistemi raketor S-300 dhe i përafrohet sistemit rus ajror S-400.

Hasan Ruhani në ceremoninë kushtuar ditës kombëtare të industrisë mbrojtëse në Iran në një fjalim të mbajtur përpara ambasadorëve, atasheve ushtarake dhe përfaqësues të kësaj industrie në Teheran tha: Amerika prej 2 vitesh ka nisur një luftë psikologjike, politike dhe më pas ekonomike kundër Iranit mirëpo Irani kurrë nuk ka neglizhuar kundrejt komploteve të armiqve dhe ka bërë qëndresë përballë tyre. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, pasi theksoi se Amerika me daljen nga marrëveshja bërthamore dhe me sanksionet kundër kombit iranian, ka turpëruar veten e saj në histori, shtoi: Amerika duhet ta dijë se vetmja rrugë për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon është respekti kundrejt Republikës Islamike të Iranit dhe se pa Iranin siguria në rajon nuk mund të vendoset. Presidenti Ruhani rikujtoi se amerikanët po kalojnë situatën më të dobët politike dhe juridike në historinë e tyre shtoi se presionet ndaj kombit iranian nuk do të sjellin rezultat dhe pasi përmendi dështimet e Amerikës në rajon tha: Amerika nuk ka korrur suksese në asnjë prej programeve të saj në rajon dhe ngjarjet e muajve të fundit tregojnë se ai që është larguar i pari nga rreziku në rajon ishte pikërisht amerika. në vazhdim të fjalës së tij presidenti i Republikës Islamike të Iranit vlerësoi prodhimin e sistemit mbrojtës ajror Besimi -373 në Iran që është i afërt me sistemin rus S-400 dhe atë e cilësoi një dhuratë të madhe të forcave të armatosura dhe ministrisë së mbrojtjes për popullin iranian./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne