Rusia heq dorë nga projekti i naftës në Administratën Rajonale Kurde të Irakut

Sergey Petrov, Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë për Lindjen e Mesme, Gazprom Neft, që përfshihet në gjigandin rus të Energjisë, Gazprom tha se kanë hequr dorë nga projekti për hapjen e pusit të naftës në Halepçe që është nën kontrollin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG).

Në një fjalim të mbajtur për median ruse, Petrov tha se kanë hequr dorë nga projekti për shkak të vështirësive të qasjes në pusin e naftës dhe mundësisë që në rajon mund të ketë zonë të minuar.

“Halepçe gjendet në një zonë malore 2 mijë metra të lartë. Në rajon jo vetëm që nuk ka infrastrukturë por për shkak të përleshjeve të përjetuara kanë mbetur zona të minuara. Për të eliminuar paqartësitë gjeopolitike nevojitet një investim serioz. Por kjo përmban një rrezik të lartë dhe kompania nuk është e gatshme për të bërë punime në rajonet që zotërojnë rrezik të lartë” u shpreh drejtori i Gazprom Neft, Sergey Petrov./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne