Rusia marrëveshje me Turqinë për dërgesën e sistemit antiraketor S-400

Moska zyrtare arriti marrëveshje me Ankaranë për dërgesën e sistemit antiraketor rus S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Marrëveshja është arritur. Çështja e pagesës ende nuk është saktësuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Vladimir Kozhin, në deklaratën të cilën e transmetoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

Kozhin tha se Rusia nuk sheh asnjë problem për dërgesën e mburojës antiraketore Turqisë e cila është anëtare e NATO-s. S-400 është gjeneratë e re e sistemit të ri rus anti-ajror që ka kapacitet të shkrepjes së tre lloj raketave për neutralizimin e fluturakeve, raketa balistike dhe kryqëzuese dhe të tjera në ajër.

Sistemi është i pajisur me teknologji bashkëkohore dhe në të njëjtin moment mund të ndjek deri në 300 caqe të ndryshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne