Bota

Sekretari i përgjithshëm i Ansarullah: Amerika dhe Izraeli dy fytyrat e një monedhe

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë: Vendet arabe dhe islame duhet të bashkohen, sepse të gjitha ato janë në shënjestër ët Amerikës dhe izraelit.

Abdul Malek Al Huthi, sekretar i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit sot në ceremoninë në lidhje me përvjetorin e vdekjes së Husejn Bderudin Al Huthi, themelues i lëvizjes Ansarullah, ka thënë: Amerikanët dëshirojnë që populli jemenas të punojë sipas interesave të tyre. Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit po ashtu ka thënë se regjimi Al Saud është një regjim “amerikano-sionist” i cili i shërben interesave izraelite dhe amerikane. Abdel Malek Bedrudin Al Huthi duke thënë se Amerika dhe Izraeli janë dy fytyra të një monedhe, ka shtuar se regjimi sionist është krijuar për interesa të kolonialistëve./ PT

OPINIONE

INTERVISTA