Serbia e akuzon për krime lufte, Gjykata merr vendimin për kosovarin e arrestuar në Merdarë

Nezir Mehmetaj akuzohet për krime lufte nga Serbia dhe Gjykata në Beograd ka caktuar masën e arrestit me burg për 48 orë.

Nuk dihej ende para këtij vendimi se për çfarë ishte arrestuar kosovari i cili prej 25 vitesh jetonte në Zvicër por tashmë është zbuluar dhe arsyeja se pse ai ishte në ‘Stop Listë’ nga autoritetet serbe.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e dënoi arrestimin e tij dhe u zotua se Nezir Mehmetaj do të lirohej./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne