SHBA ne kaos: Trumpi zbyth Scaramuccin per fjalorin e tij rrugac

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se drejtori i ri për komunikime, Anthony Scaramucci do largohet nga ky post, pas vetëm 10 ditëve prej kur është emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump.

Ky vendim, sipas Shtëpisë së Bardhë është bërë me qëllim që t’i mundësojë “fillim të ri”, shefit të ri të kabinetit, John Kelly.

“Scaramucci do largohet nga posti i drejtorit për komunikime në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë zëdhënësja, Sarah Sanders, përmes një deklarate.

Ndërkohë, presidenti Trump e ka vlerësuar shefin e ri të kabinetit John Kelly.

“Ai do ta bëjë një punë të shkëlqyer si shef i kabinetit, nuk kam dyshim“, ka thënë ndër të tjera presidenti Trump.

Ndonëse për periudhë të shkurtër kohore, deklaratat e Scaramuccit janë kritikuar nga pjesëtarët e tjerë të stafit të presidentit Trump. Scaramucci ka perdorur fjalor rrugac dhe ordiner te cilin Trumpi e perdorte me gangsteret e tij perpara se te behej president. Por intervista qe Scaramucci dha per nje media amerikane, tregoi ne menyre te zhveshur sesa degjenerate eshte qeverisja amerikane dhe cfare ordineresh e drejtojne ate. ./ REL etc.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne