Bota

ShBA-të ndërtojnë dy baza në rajonin e Menbixhit në Siri

Sipas informacioneve të marra nga burime të besueshme në Menbixh, SHBA duke e zgjeruar pikën e vëzhgimit në juglindje të fshatit Dadat në veri të rajonit, e shndërron atë në bazë.

Ushtria amerikane në këtë drejtim dërgoi shumë materiale ndërtimore dhe makina pune.

Baza në fjalë është në largësi prej 8 kilometrash nga Saxhu Çayi e cila ndan Jarabulus-in që ndodhet brenda zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe linjës së frontit Menbixh.

SHBA bazën tjetër është duke e ndërtuar në largësi prej 4 kilometrash nga linja e frontit. Në rast të përfundimit të saj do të jetë baza më e afërt e SHBA-ve në afërsi të “Mburojës së Eufratit”.

Ushtria e SHBA-ve në fundjavë përforcoi forcat e saj në rajon, pasi që Turqia rriti sinjalet për një operacion ndaj Menbixhit që ndodhet në perëndim të lumit Eufrat.

Në rajon kanë shkuar rreth 300 ushtarë amerikanë me një autokolonë mjetesh të blinduara.

Forcat amerikane filluan patrullimet ditore në Saxhu Çayi, e cila përbën linjën e frontit mes “Mburojës së Eufratit” dhe YPG/PKK-së, në të cilën më parë bëheshin patrullime javore.

Aktualisht SHBA-të në vijën kufitare të zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit” nën kontrollin e opozitarëve kanë tre pika vëzhgimi në Tuhar, Hilvanxhi dhe Dadat.

Rajoni Menbixh i Halepit që nga gushti i vitit 2016 e deri më tani është nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK, e cila mbështetet nga SHBA-të.

SHBA-të të cilat vazhdojnë mbështetjen për YPG/PKK-në me pretendimin e luftës kundër organizatës terroriste DEASH, premtoi se pas pastrimit të rajonit nga DEASH-i, terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqeshin nga qendra e këtij rajoni dhe se administrimin do t‘ia dorëzonin popullatës lokale. (AA)

OPINIONE