Shqiperia

Shkodër, turistja lyp para për të blerë birra e hashash

Në Shqipëri ka shumë të varfër që detyrohen të lypin para për të siguruar bukën e gojës.
Por çudia vjen nga Shkodra. Një turiste në Pedonalen e Shkodrës lyp para që të blejë birra dhe bar (hashash).

Ajo është e ulur në një nga zonat më të frekuentuara në Shkodër dhe pa asnjë kompleks kërkon para që të blejë birra dhe hashash.

Në foto dallohen dy çantat e turistes, si dhe një gotë metalike ku qytetarët mund t’i dhurojnë para./standard

OPINIONE