Shpërthen Paskal Milo: Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë …

I ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në “Vizion Plus” ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo ka deklaruar se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë marrëdhëniet më të vështira mes dy vendeve në 17 vitet e fundit. Sipas Milos, takimi mes dy ministrave të Jashtëm Bushatit dhe Kotzias në Kretë është një takim mjaft i rëndësishëm për të dy vendet.

Takimi i Kretës është shumë i rëndësishëm, ku do të bisedohet për të gjetur rrugëzgjidhje për problemet që mbajnë pezull dy vendet. Por është e pamundur që këto probleme të zgjidhen në një kohë të shkurtër, por rëndësi ka vullneti politik që të hapë rrugën e kompromiseve”,- ka deklaruar Milo.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne