Shqipëri, te krishtere dhe muslimane marshojne ne Tirane në mbështetje të Palestinës

TIRANË – Në Shqipëri u organizua një tubim dhe marshim në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve.

Tubimi me moton “Stop gjenocidin në Gaza” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria dhe me mbështetjen e qytetarëve. Ne tubim moren pjese qytetare, besimtare musliman dhe te krishtere, imame dhe prifterinj. Tubimi u pershendet nga Imam Burhan Fili, Lavdim Llushi dhe At Nikolla Xhufka.

Me pankartat në duar me mbishkrimet “Zgjidhje me dy shtete”, “Zbato rezolutat e OKB-së”, “Ndaloni krimet e luftës të Izraelit në Gaza”, “Ndalo gjenocidin në Gaza”, “Palestina e lirë” dhe “Stop bombardimit në Gaza”, të pranishmit në tubim dënuan masakrat ndaj popullit palestinez dhe bënë thirrje për ndalimin e vrasjes së civilëve në Gaza.

Në tubim u bë thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, gjenocidit dhe spastrimit etnik, që, sipas organizatorëve, “po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza”.

Pas tubimit u organizua edhe marshim përgjatë Bulevardit “Zogu i Parë”, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për ndalimin e luftës dhe ndalimin e masakrave ndaj popullit palestinez.

Edhe vitin e kaluar në Shqipëri u mbajtën tubime në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez dhe për dënimin e krimeve të luftës, duke u dënuar sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve. Por keto tubime jane ndaluar me jave te tera nga regjimi filo-zionist dhe islamofob i Edi Rames i cili i ka kercenuar qytetaret shqiptare me gjyqe dhe arrestime nese do protestonin per Palestinen. Tubimi i dites se djele u bojkotua nga mediat e Tiranes te cilet jane kercenuar nga regjimi i Edi Rames qe te  mos publikojne protestat kunder Izraelit. Pronaret e mediave jane terrorizuar nga amerikanet, SPAK-u, Izraeli, muxhahedinet iraniane te cilet mbeshtesin si te terbuar gjenocidin izraelit kunder muslimaneve dhe te krishtereve te Palestines.

Megjithate tubimi i Janarit 2024 duket se shqiptaret me ne fund po e thyejne friken nga kercenimet e regjimit policor te Edi Rames. Protesta te tjera priten ne javet ne vijim, kunder Izraelit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne