Sindikatat turke të punëtorëve organizojnë aktivitet me rastin e 1 Majit

Sot është 1 Maji, Dita e Punës dhe Solidaritetit.

Në Stamboll, adresa e tubimeve me këtë rast është Sheshi “Maltepe”, ku Konfederata e Sindikatave të Punëtorëve Revolucionarë (DISK), Konfederata e Sindikatave të Nëpunësve të Administratës Publike (KESK), Unioni Turk i Dhomave të Inxhinierëve dhe Arkitektëve (TMMOB) dhe Shoqata e Mjekëve Turq (TTB) organizuan një aktivitet të përbashkët, i cili do të vijojë gjatë tërë ditës.

Simbolikisht, aktivitetet përkujtimore të 1 Majit u lejuan edhe në Sheshin “Taksim”, vendtubimi kryesor i Stambollit, por vetëm në pjesë të caktuara dhe pas kalimit të kontrollit policor. E njëjta gjë vlen edhe për Rrugën “Istiklal”. Ndërsa marshimet në këtë pjesë të qytetit, ku forcat e rendit morën masa sigurie shtesë, ishin rreptësishtë të ndaluara.

Konfederata e Sindikatave për të Drejtat e Punëtorëve (Hak-Is) e festoi 1 Majin në rrethin Adana.

Ndërsa Konfederata e Sindikatave të Punëtorëve të Turqisë (Turk- Is) u tubua në sheshin kryesore të rrethit Hatay për të festuar këtë ditë të shënuar./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne